• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bisedimet e partnerëve të koalicionit për Qeverinë e ardhshme në fazën e avancuar, takime të VMRO-DPMNE-së me VLEN dhe ZNAM

Bisedimet e partnerëve të koalicionit për Qeverinë e ardhshme në fazën e avancuar, takime të VMRO-DPMNE-së me VLEN dhe ZNAM

Shkup, 26 maj 2024 (MIA) - Bisedimet me partnerët e koalicionit për Qeverinë e ardhshme janë në fazë të avancuar, por ende nuk ka marrëveshje përfundimtare dhe deri në momentin zyrtar kur do të mund të shpallet nuk do të njoftojmë kurrfarë detajesh, thonë nga VMRO-DPMNE, duke theksuar se po bisedohet edhe për dikastere. 

Derisa bisedimet për Qeverinë e ardhshme me VLEN janë në fazën e avancuar, mbrëmë vonë nga Lëvizja ZNAM informuan se ishte mbajtur takim për bashkëpunim në nivel të nënkryetarëve të partive. 

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski deklaroi dje se kanë kujdes edhe për vendimet personale të cilat ofrohen në bisedimet e koalicionit, me çka, siç tha, të njëjtat nuk duhet as të jenë të kompromituara dhe të jenë të përkushtuara në punën dhe reformat të cilat do të vijojnë.

The negotiations with the coalition partners for the future government are well under way but there is still no final agreement so VMRO-DPMNE will not share any details until the official ann

Ai, gjithashtu, përmendi se procesi i negociatave bazohet në parime - në procesin eurointegrues, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe nevojën për reforma të caktuara për zhvillim të përshpejtuar ekonomik.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski pardje nga Struga porositi se qeveria e re do të promovojë dhe përfaqësojë unitet dhe bashkim të potencialit kreativ dhe progresiv. Qëllimi i saj, theksoi se është tejkalimi i të gjitha ndarjeve, fitorja e urrejtjes dhe përgjegjësia absolute dhe joselektive.

Qeveria e re do të promovojë dhe përfaqësojë unitet dhe bashkim të potencialit krijues dhe progresiv. Duhet të bashkohemi nën të njëjtin flamur, nën të njëjtin qiell dhe të punojmë për të ard

Në hapësirat e Lëvizjes ZNAM - "Për Maqedoninë tonë" mbrëmë, siç informuan nga kjo parti është mbajtur takim për bashkëpunim mes grupeve të punës së Lëvizjes ZNAM dhe VMRO-DPMNE-së ku është biseduar për përcaktimet strategjike, parimet politike dhe platformën politike për bashkëpunim. 

Nga Lëvizja ZNAM në takim morën pjesë sekretari i përgjithshëm Goran Minçev dhe nënkryetarët Vesna Bendevska dhe gjenerali Pavle Arsoski, ndërsa nga VRMRO-DPMNE nënkryetarët e partisë Vllado Misajllovski dhe Timço Mucunski.

СООПШТЕНИЕ: Во просториите на Движењето ЗНАМ – „За наша Македонија“ вечерва, како што информираат од партијата, се одржала средба за соработка на работните групи на Движењето ЗНАМ и на ВМРО –

"Lëvizja ZNAM - Për Maqedoninë tonë, platformën e saj e bazon në shtyllat ideologjike të Lëvizjes ZNAM - Për Maqedoninë tonë, që janë Maqedonia shtet modern, demokratik, evropian i bazuar në vlerat e Ilindenit dhe KAÇKM-së, integrimin e vendit në Bashkimin Evropian në mënyrë dinjitoze; pastaj Republika e Maqedonisë shtet në të cilin ka drejtësi për të gjithë dhe zero tolerancë për korrupsionin; Maqedonia si shtet i vetëqëndrueshëm që do të prodhojë ushqim dhe energji të mjaftueshme për nevojat e saj, reforma të përshpejtuara dhe efikase në ekonomi dhe politikat sociale në drejtim të përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve si dhe marrëdhënie të qëndrueshme ndëretnike", thuhet në kumtesën e ZNAM-it.

VMRO-DPMNE më parë doli me qëndrimin se kanë konsoliduar 61 deputetë. Qeveria e re, siç paralajmëruan më parë nga VMRO-DPMNE pritet të formohet deri më 20 qershor.

Seanca konstituive e përbërjes së re parlamentare është caktuar për të martën më 28 maj. Në përbërjen e re parlamentare koalicioni "Maqedonia juaj" i udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka më së shumti deputetë - 58, koalicioni Për një të ardhme evropiane i udhëhequr nga LSDM ka 18 deputetë, koalicioni i Frontit Evropian i udhëhequr nga BDI ka njëjtë 18 deputetë, koalicioni VLEN 14, Levica gjashtë dhe ZNAM gjashtë deputetë.

Во Собранието денеска ќе се одржат седници на комисиите за надорешна политика, за одбрана и безбедност, за финансирање и буџет, како и Законодавно-правната комисија.

Seanca konstituive, sipas Rregullores së re, zgjat më së shumti tri ditë, ndërsa Kuvendi konstituohet me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. 

Në takim morën pjesë Nikolla Miceski nga Koalicioni "Maqedonia juaj" - VMRO-DPMNE; Oliver Spasovski nga Koalicioni për Ardhmërinë Evropiane - LSDM; Arbër Ademi nga Koalicioni "Fronti Evropian"; Halil Snopçe nga Koalicioni "Vlen"; Borislav Kërmov nga Partia e Majtë dhe Boban Karapejovski nga Lëvizja ZNAM - Për Maqedoninë tonë. Në takim morën pjesë edhe Merita Kolçi Koxhaxhiku, si deputetja më e vjetër, si dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR