• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bisedë telefonike Rama-Erdogan për forcimin e lidhjeve bilaterale dhe luftën kundër terrorizmit

Bisedë telefonike Rama-Erdogan për forcimin e lidhjeve bilaterale dhe luftën kundër terrorizmit

Tiranë, 9 gusht 2024 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan kanë biseduar me telefon për marrëdhëniet bilaterale si dhe për çështjet rajonale dhe globale.

"Drejtoria për komunikime e Turqisë kumtoi se gjatë bisedës, presidenti Erdogan ka thënë se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë janë në një nivel të avancuar dhe se bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes do të forcohet më tej përmes kontakteve komerciale, ekonomike dhe ushtarake", bën të ditur "Top çanel".

Presidenti turk iu referua edhe “përpjekjeve frustruese të organizatës terroriste FETO për të fituar terren në Shqipëri”.

Ai shprehu bindjen se “Tirana do të vazhdojë të punojë për eliminimin e strukturës së grupit në sektorin arsimor, shëndetësor dhe fetar”.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR