• e shtunë, 09 nëntor 2024

Bisedë telefonike Osmani-Lavrov

Bisedë telefonike Osmani-Lavrov

Shkup, 30 gusht 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, ka zhvilluar bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov.

Sip kumtuan nga MPJ, gjatë bisedës, ministri Osmani trajtoi sfidat në rajonin e OSBE-së dhe ritheksoi përkushtimin e Kryesimit të Maqedonisë së Veriut për respektimin e parimeve dhe angazhimeve themelore të OSBE-së.

"Në këtë kontekst, ai theksoi edhe një herë domosdoshmërinë e ndalimit të agresionit, tërheqjes së forcave ushtarake ruse nga Ukraina dhe respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës", thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Ministrat Osmani dhe Lavrov, kumtoi MPJ, gjithashtu shkëmbyen mendime edhe për çështjet më aktuale lidhur me funksionimin e OSBE-së. bsh/

Foto: MPJ

QËNDRONI TË LIDHUR