• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bisedë telefonike Fidan-Blinken për zgjerimin e NATO-s dhe korridorin e grurit të Detit të Zi

Bisedë telefonike Fidan-Blinken për zgjerimin e NATO-s dhe korridorin e grurit të Detit të Zi

Stamboll, 5 korrik 2023 (MIA) – Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan dhe sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken, sot në telefon kanë biseduar për zgjerimin e NATO-s dhe Marrëveshjen për grurin përmes Detit të Zi, njoftoi agjencia Anadolia.

Informacioni u konfirmua nga burime diplomatike turke të cilat dëshiruan të mbeten anonime.

Dy diplomatët më të lartë iu referuan edhe bashkëpunimit në luftën kundër kërcënimit të drogave sintetike dhe takimin e ardhshëm ndërkombëtar për këtë çështje, në të cilin SHBA do të jetë nikoqir më 7 korrik, theksuan burimet.  ls/

Foto: Anadolia

 

QËNDRONI TË LIDHUR