• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bisedë me telefon mes presidentes Siljanovska - Davkova dhe presidentit ukrainas, Zelenski

Bisedë me telefon mes presidentes Siljanovska - Davkova dhe presidentit ukrainas, Zelenski

Romë, 23 maj 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska - Davkova sot ka realizuar bisedë me telefon me presidentin e Ukrainës, Vollodimir Zelenski.

Në bisedën me presidentin ukrainas Zelenski, presidentja Siljanovska - Davkova, siç informojnë nga kabineti i saj, e ka theksuar përkrahjen tonë të fuqishme ndaj Ukrainës lidhur me pushtimin e paprovokuar dhe të paarsyeshëm ushtarak rus. Duke u përqëndruar në të drejtën ndërkombëtare, parimet e Kartës së KB-së dhe Statutit të Këshillit të Evropian, presidentja tha se populli ukrainas mund edhe në të ardhmen të konsiderojë në aleancën dhe miqësinë e vendit tonë në ballafaqimin me sfidën historike me pasoja të përhershme dhe të papara.

Dy bashkëbiseduesit kanë këmbyer mendime edhe për Samitin e ardhshëm, nikoqir i të cilit do të jetë Zvicra dhe qëllimi i të cilit do të jetë të krijohet kornizë e volitshme për paqe të përgjithshme dhe të përhershme në Ukrainë.

Presidenti Zelenski gjatë bisedave e ka ftuar presidenten Siljanovska - Davkova që ta vizitojë Ukrainën, për çka në mënyrë shtesë do të konusltohen në Samitin në Zvicër.

Gjatë bisedave janë theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, të karakterizuara me vlera identike, respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë, fuqimisht të konfirmuara me bashkëpunimin e vazhdueshëm në të gjitha sferat me interes të ndërsjellë. Presidentja Siljanovska - Davkova dhe presidenti Zelenski e kanë riafirmuar përkushtimin nga përkrahja e mëtejshme e ndërsjellë në diplomacinë ndërkombëtare, në drejtim të plotësimit të aspiratave evropiane të të dy shteteve.

Bisedën telefonike me Zelenskin, Siljanovska - Davkova e ka realizuar nga Roma, gjatë vizitës së saj në Republikën e Italisë dhe Selinë e Shenjtë me rastin e manifestimit "Maqedonia për nder të Shën Cirilit". bsh/ 

QËNDRONI TË LIDHUR