• e mërkurë, 15 prill 2026

Birol: Në rast nevoje, jemi të gatshëm të intervenojmë nga rezervat e naftës

Birol: Në rast nevoje, jemi të gatshëm të intervenojmë nga rezervat e naftës

Uashington, 14 prill 2026 (MIA) – Drejtori ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), Fatih Birol, shpreson se nuk do të jetë e nevojshme një ndërhyrje tjetër nga rezervat e naftës, por tha se IEA është “e gatshme të veprojë nëse goditja energjetike e shkaktuar nga lufta në Iran e kërkon atë”.

Në një përpjekje për të qetësuar tensionet në tregjet e naftës, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë e cila numëron 32 anëtarë, muajin e kaluar ra dakord të ndërhyjë me 400 milionë fuçi naftë nga rezervat që është ndërhyrja më e madhe e koordinuar nga IEA deri më sot. SHBA si prodhuesi më i madh i naftës dhe gazit në botë, ra dakord të lirojë 172 milionë fuçi nga rezervat e tyre strategjike të naftës.

“Shpresoj sinqerisht se nuk do të na duhet ta bëjmë këtë, por nëse është e nevojshme, jemi gati të veprojmë”, ka thënë Birol në një takim të Këshillit atlantik dhe përsëriti se lufta ka rezultuar me ndërprerjen më të rëndë globale të furnizimit me energji.

Ai tha se që nga fillimi i luftës me Iranin, më shumë se 80 objekte të naftës dhe gazit, duke përfshirë terminalet dhe rafineritë në gjithë Lindjen e Mesme, janë dëmtuar duke shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës dhe gazit. 

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR