Bilanc i ri i vdekjeve në Rripin e Gazës: Të paktën 970 për 48 orë
- Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës, i cili është nën kontroll të Hamasit, sot njoftoi se në sulmet izraelite në 48 orët e fundit janë vrarë 970 persona.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:39, 19 mars, 2025

Gazë, 19 mars 2025 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës, i cili është nën kontroll të Hamasit, sot njoftoi se në sulmet izraelite në 48 orët e fundit janë vrarë 970 persona.
Numri i të vdekurve që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës, të cilin ministria njoftoi të hënën, është 48.577, dhe në raportin e ri ka 49.547 viktima.
Izraeli vazhdoi me bombardimet në Rripin e Gazës të hënën në mbrëmje, duke shkelur një armëpushim që filloi më 19 janar.
Foto: Arkivi i MIA-s