• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bilalli: EMV do t'i paguajë Limanit 1780 denarë për ndërrimin e bravës

Bilalli: EMV do t'i paguajë Limanit 1780 denarë për ndërrimin e bravës

Shkup, 8 tetor 2024 (MIA)  - BDI-ja sot në konferencë për shtyp akuzoi se ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka realizuar tender për shërbime bravandreqëse-salduese edhepse TEC Oslomej ka mbi 1000 të punësuar.

"Fatmir Limani - Bravandreqësi i cili përmes Kryetarit të Degës dhe udhëheqësit të TEC Oslomej ka realizuar tender për shërbime bravandreqëse-salduese edhepse TEC Oslomej ka mbi 1000 të punësuar. Që skandali të jetë edhe më i madh, vlera e tenderëve me 2 firma të vetme kap vlerën prej mbi 23 500 000 denarë ose mbi 380 000 euro", deklaroi Arta Bilalli nga BDI-ja.

Sipas saj, me këtë kontratë EMv do të duhet të paguajë 1780 denarë për orë punë për ndërrimin e bravave.

"Kjo marrëveshje, përveç se korruptive nuk ka si të jetë ndryshe, ndaj i ftojmë organet kompetente të nisin procedurë për aktorët e marrëveshjes së këtillë kriminele që realizohet nga udhëheqës të paaftë e të korruptuar", tha Bilalli. ls/ 

Foto: Printskrin 

QËNDRONI TË LIDHUR