• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bijonsi dhe Xhej Zi blenë shtëpinë më të shtrenjtë në Kaliforni

Bijonsi dhe Xhej Zi blenë shtëpinë më të shtrenjtë në Kaliforni

Los Anxhelos, 22 maj 2023 (MIA) - Këngëtarja amerikane Bijonsi dhe reperi Xhej Zi përgatitën një darkë luksoze në "Bar Hari" në qendër të Londrës pasi e blenë pronën më të shtrenjtë në Kaliforni.

Këngëtarja është për vizitë në Britani të Madhe në suaza të turneut të saj botëror "Renaissance". Sipas "Pejxh siks" (Page six), i cili i referohet dëshmitarëve, çifti shijoi "një sufle të shijshme" në shoqërinë e sipërmarrësit dhe miliarder egjiptian Nasef Saviris.

Sipas shënimeve, çifti, mes tjerash, festoi edhe blerjen e pallatit në Malibu, SHBA, në vlerë prej 200 milionë dollarë - prona më e shtrenjtë në Kaliforni.

Duhet të theksohet gjithashtu se kjo është prona e dytë më e shtrenjtë e blerë në Shtetet e Bashkuara. Vetëm një apartament i shitur më parë në Nju Jork ishte më i shtrenjti - 238 milionë dollarë. Shtëpia është projektuar nga arkitekti japonez Tadao Ando, ​​i cili gjithashtu ka punuar në pronën e Kanje Vest, prej 57 milionë dollarësh. Ai u ofrua në ankand nga koleksionisti i artit Villiam Bell, i cili kaloi 15 vjet duke ndërtuar pallatin. Fillimisht kërkoi 295 milionë dollarë, por gjithsesi bëri një lëshim.

Bijonsi dhe Xhej Zi tashmë kanë një rezidencë në Bel Er – një pronë që ata blenë gjashtë vjet më parë për 88 milionë dollarë. Shtëpia tani vlerësohet në 100 milionë dollarë. Muzikantët e famshëm u martuan në vitin 2008, dhe ata kanë një vajzë 11-vjeçare Blu Ajvi dhe binjakët pesë-vjeçarë Sir dhe Rumi. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR