• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Biblioteka nuk është pjesë e Muzeut të Alfabetit, stop keqpërdorimeve!

Biblioteka nuk është pjesë e Muzeut të Alfabetit, stop keqpërdorimeve!

9 gusht 2023

Të nderuar,  IN “Muzeu i alfabetit të gjuhës shqipe” Manastir, ju informon që kohëve të fundit kemi marrë informata, që disa persona po mbledhin të holla dhe mjete financiare në vendin tonë e posaçërisht në diasporë dhe atë në e emër të IN “Muzeu i alfabetit të gjuhës shqipe” Manastir, për hapjen e një biblioteke në zyrat e ndërtesës.

Duam t’ju informojmë që ne si institucion distancohemi nga çdo informacion apo veprim i kësaj natyre dhe i bëjmë thirrje të gjithë opinionit shqiptar që të mos bien pre e këtyre manipulimeve. Ju a bëjmë me dije që ne si institucion nuk kemi marrë iniciativë të tillë për grumbullim e mjeteve financiare.

Ne si IN “Muzeu i alfabetit të gjuhës shqipe” Manastir përshëndesim dhe përkrahim idenë për hapje e një bibliotekë në gjuhën shqipe për shqiptarët e Manastirit, por si institucion në vete, në përputhje dhe bazë të ligjit për Bibliotekë të Republikës të Maqedonisë së Veriut, jashtë institucionit.

IN “Muzeu i alfabetit të gjuhës shqipe” Manastir

Foto: Faqja në Fejsbuk e Muzeut të Alfabetit

______________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR