• e enjte, 26 dhjetor 2024

Biblioteka e Tetovës ka afat nga Qeveria për zhvendosje, të punësuarit edhe më tej kërkojnë kushte më adekuate për punë

Biblioteka e Tetovës ka afat nga Qeveria për zhvendosje, të punësuarit edhe më tej kërkojnë kushte më adekuate për punë

Tetovë, 12 shtator 2023 (MIA) - Në bibliotekën e Tetovës "Koço Racin" kanë arritur vendimet qeveritare për zhvendosjen e tyre në hapësira tjera të Qendrës për kulturë, por të punësuarit kërkojnë së bashku me Ministrinë e Kulturës të gjejnë zgjidhje më adekuate. Të punësuarit sërish publikisht reagojnë dhe alarmojnë për kushte joadekuate për punë, të cilat do t'i kishin hapësirat në afërsi, ku Qeveria u tha të zhvendosen.

"Ne nuk jemi kundër të zhvendosemi, por le të ketë kushte reale për bibliotekë. I lus nga Ministria e Kulturës të formojnë komision që së bashku me ne të punësuarit, t'i shohim gjendjet reale dhe të arrijmë marrëveshje çka të bëjmë. Jo vetëm të shpejtojmë. Nëse fillojmë, flas hipotetikisht, të bartim libra dhe rafte, aty thjeshtë nuk do të na zë dhe do të mbetemi në rrugë. Vetëm këtu ka mbi 90 mijë libra dhe mbi 50 mijë libra në paketime ka në dy depo në Qendrën e kulturës", deklaroi Mahi Murtezani, i punësuar në bibliotekë.

 

Të punësuarit përkujtojnë se në hapësirat në afërsi, të cilat po ashtu janë në kuadër të Qendrës për kulturë, ka më pak metra katrorë.

"Në letër kemi 148 metra katrorë, por prej tyre, 13 metra katrorë, janë korridore dhe shkallë. Hapësirë e vogël që nuk mund të përdoret për asgjë", tha mes tjerash Murtezani.

Vendimi i Qeverisë për zhvendosje është nga 29 gushti, ndërsa afat kanë 15 ditë, i cili po skadon.

Nga Ministria e Kulturës për problemaitkën thanë se në kontinuitet i mbikëqyrin nevojat e institucioneve kombëtare, të cilat janë në kompetencë të saj, siç janë Qendra për kulturë dhe biblioteka.

"Në bashkëpunim me to, Ministria u orientua drejt zgjidhjeve të çështjeve hapësinore të Bibliotekës. Zhvendosja eventuale do të jetë me përmbushjen e kushteve adekute për funksionimin e saj", qëndron në përgjigjen e shërbimit për marrëdhënie me opinionin.

Bibkioteka e Tetovës ka frekuencë ditore prej 300 deri 500 lexues. bsh/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR