• e enjte, 26 dhjetor 2024

Besimi-Dreksler: Gjermania është mbështetësja jonë në integrimet evropiane, siç dëshmohet edhe me Procesin e Berlinit

Besimi-Dreksler: Gjermania është mbështetësja jonë në integrimet evropiane, siç dëshmohet edhe me Procesin e Berlinit

Shkup, 16 tetor 2023 (MIA) - RF e Gjermanisë është partnere dhe mbështetëse e Republikës së Maqedonisë  së Veriut në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE, përmes mbështetjes në reformat dhe procesin e zhvillimit. Procesi i Berlinit, si nismë e bashkëpunimit ndërqeveritar, që synon përshpejtimin e procesit të integrimit evropian është tregues i qartë i mbështetjes që marrim nga Gjermania. Bashkëpunimi dhe afërsia mes dy ekonomive, si dhe besimi ndaj politikave qeveritare, manifestohet edhe përmes investimeve të shumta gjermane në vendin tonë.

Kjo u konstatua në takimin e ministrit të Financave, Fatmir Besimi me ambasadoren e sapoemëruar të RF të Gjermanisë, Petra Dreksler, me ç’rast i uroi suksese në mandatin e saj, vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit të mirë mes dy vendeve si dhe implenetimin e shumë projekteve të reja.

"RF e Gjermanisë është partnerja jonë më e rëndësishme tregtare, që merr pjesë me rreth 25% të shkëmbimeve të përgjithshme tregtare dhe shënon rritje të vazhdueshme. Në shtatë muajt e parë të këtij viti, u realizua tregti në vlerë prej 2.9 miliardë eurove, me ç’rast eksporti i mallrave ndaj Gjermanisë arriti në vlerë prej 2.23 miliardë eurove, duke arritur vendin e parë në strukturën e eksportit të përgjithshëm të vendit. Janë të pranishëm edhe investitorë gjermanë, që janë ndër investitorët më të mëdhenj dhe që kanë realizuar investime të huaja direkte në vlerë prej 561 milionë eurove për periudhën 10-vjeçare" theksoi ministri Besimi, duke shtuar se e gjithë kjo reflektohet në mënyrë pozitive mbi ekonominë vendase.

Siç është cekur në kumtesën nga Ministria e Financave, RF e Gjermanisë qëndron pas zbatimit të disa projekteve që zbatohen në nivel qendror dhe lokal që kanë rëndësi të madhe për shtetin, ndërsa posaçërisht është aktive në sektorin energjetik, ku investimet rezultuan të kenë rol kyç në krizën aktuale energjetike.Disa nga projektet e këtij sektori që realizohen me përkrahjen e Gjermanisë janë: Parku i turbinave me erë në Bogdanc, faza e dytë, me fuqi të instaluar prej 13.8 MW, projekti i ngrohtores në Manastir, projekti për rehabilitimin e gjashtë hidrocentraleve të mëdha, projekti për rikonstruksionin dhe efikasitetin energjetik të konvikteve studentore, si dhe programet e ujësjellësit dhe kanalizimeve, si dhe programet e ujitjes.

Në rrjedha janë aktivitetet e projekteve që do të realizohen në periudhën e ardhshme, ndërsa në fund të vitit pritet të sigurohen 90 milionë euro nga Banka KfV për përkrahjen e programit për stabilizimin dhe dekarbonizimizimin në sektorin energjetik dhe të njëjtat do të destinohen për përkrahjen buxhetore. 

Në këtë takim u theksua se ky trend i bashkëpunimit duhet të vazhdojë dhe intensifikohet në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, me ç’rast  do të kontribuojë në përshpejtimin e procesit të përafrimit të vendit në BE. Republika e Maqedonisë së Veriut, siç u theksua, është e përkushtuar në realizimin e këtij prioriteti dhe po ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm për ta bërë atë realitet. ab/

Foto: Ministria e Financave

 

QËNDRONI TË LIDHUR