• e enjte, 26 dhjetor 2024

Besimi: Vitin e kaluar patëm realizim më të lartë të investimeve cilësore

Besimi: Vitin e kaluar patëm realizim më të lartë të investimeve cilësore

Shkup, 4 janar 2024 (MIA) - Realizim më i lartë i investimeve kapitale lidhur me planifikimet në Buxhet është rbërë vitin e kaluar. Realizimi është në nivel prej 97 për qind në rpaort me planifikimet, përkatësisht 707 milionë euro, kumtoi sot ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me drejtoreshën e Drejtorisë për të ardhura publike dhe Drejtorisë së Doganave, ministri Besimi theksoi se para së gjithash bëhet fjalë për projekte infrastrukturore, por edhe për investime të tjera të bëra nga ana e shfrytëzuesve buxhetorë.

Ajo që gjithashtu është me rëndësi, sipas tij, është edhe ajo që për herë të parë vitin e kaluar është realizuar Buxhet pa ribalanc në kushte të viteve të krizës dhe paparashikueshmërisë lidhur me rrjedhat ekonomike.

Të ardhurat e përgjithshme vitin e kaluar ishin në nivel prej 98,3 për qind, ndërsa shpenzimet në nivel prej 98,1 për qind.

"Këto janë gjëra të rëndësishme për realizim të Buxhetit për vitin 2023 që paraqet bazë për periudhën e ardhshme", tha Besimi.

Theksoi se vazhdon edhe konsolidimi fiskal, përkatësisht trendi i uljes së deficitit buxhetor prej 8 për qind në vitin 2020 në 4,67 për qind në vitin 2023. Lidhur me borxhin publik tha se ka ulje përkatësisht se në fund të tremujorit të tretë të vitit të kaluar ishte 55 për qind të BPV-së që është ulje prej 3,8 për qind në raport me vitin 2022.

"Ajo që është me rëndësi dhe e realizuar është Buxheti të jetë në suaza të planit dhe realizimet të baraspeshohen në nivel të të ardhurave dhe shpenzimeve dhe financimi të jetë me shpenzim më të ulët, ndërsa me atë rast shpenzimet kapitale të jenë më të larta nga deficiti. Ato janë gjëra që i paralajmëruam në fillim të vitit dhe që tani i kumtojmë me numra konkret", theksoi Besimi. ab/

Foto: МIА 

 

QËNDRONI TË LIDHUR