• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Besimi: Nuk mendoj për kryeministër të Qeverisë teknike, në BDI ka mjaft zgjidhje kadrovike të cilët mund ta bëjnë atë

Besimi: Nuk mendoj për kryeministër të Qeverisë teknike, në BDI ka mjaft zgjidhje kadrovike të cilët mund ta bëjnë atë

Shkup, 28 nëntor 20023 (MIA) - Ministri i Financave dhe anëtar i kryesisë së lartë të BDI-së, Fatmir Besimi theksoi se nuk mendon për kryeministër të Qeverisë teknike. Ai potencoi se në BDI ka mjaft zgjidhje kadrovike të cilët mund ta bëjnë atë.

"Unë personalisht në këtë periudhë kur jam ministër i Financave në kohë krize, kam qenë i vetëdijshëm për shumë sfida dhe e kam shumë të ngarkuar agjendën. nuk mendoj për atë temë, pse ka kush mendon. Kryetari i BDI-së Ahmeti kur do ta ketë propozimin, opinioni do ta dijë. Lidhur me zgjidhjet kadrovike, ka maft kuadro të cilët mund ta bëjnë atë. As nuk kam menduar, as nuk konsideroj se në këtë fazë duhet ta kryej atë detyrë. Në BDI ka mjaft kaudro solide të cilët mund ta kryejnë atë funksion", tha Besimi në emisionin "24 Haptazi".

Besimi theksoi se për momentin prokupimi i tij kryesor dhe fokus kryesor në këtë periudhë kur ekonomikisht nuk jemi rikuperuar, është përballja me sfidat - propozim-buxheti për vitin 2024.

Sipas Besimit, "tema për kryeministër shqiptar nuk është vetëm premtim parazgjehdor i BDI-së, por investim thelbësor për ndërtim të shtetit".

"Të krijohet klimë e mundësive të barabarta dhe të spastrohen të gjitha paragjykimet, tabutë dhe sterotipet nga e kaluara. Ne në NATO kemi pozicione ku në misione të ndryshme marrim pjesë me të gjitha shtetet e tjera. Nuk është vetëm ankand i emrave. Por, me rëndësi është tema, secili qytetar duhet të dijë se kushdo qoftë kryeminsitër, madje edhe shqiptar, ai do të jetë për të gjithë qytetarët", tha Besimi. ab/

Foto: Printskrin nga video

QËNDRONI TË LIDHUR