• e shtunë, 23 nëntor 2024

Besimi: Në mënyrë sistemike do të zgjidhet rritja e pagave

Besimi: Në mënyrë sistemike do të zgjidhet rritja e pagave

Shkup, 1 qershor 2023 (MIA) - Ministri i Financave, Fatmir Besimi sot edhe njëherë tha se të gjitha bisedimet për pagat udhëhiqen në drejtim të përcaktimit të metodologjisë e cila do të jetë e barabartë për të gjithë në sektorin publik. Kjo, në të ardhmen, tha Besimi do të jetë zgjidhje jo vetëm për të punësuarit por edhe për funksionarët.

Për rritjen e pagave të funksionarëve, nga ana tjetër, përmendi Besimi, çdo institucion vepron në mënyrë individuale. Ministritë kryejnë pagesë në kuadër të buxheteve të tyre për të punësuarit, funksionarët e Qeverisë paguhen nga Qeveria, ndërsa ata të Kuvendit nga Kuvendi. Ridedikimi i mjeteve bëhet në çdo institucion ku paguhet paga.

"Çdo institucion në mënyrë individuale vepron dhe e sheh ku ka mjete të disponueshme me rialokimin e mjeteve kështu që kjo është pjesë e çdo institucioni vetvetiu. Përderisa Qeveria i referohet pjesës që janë funksionarët e zgjedhur që paguhen nga Qeveria, pastaj ka zyrtarë të emëruar - për shembull deputetë në Kuvend paguhen nga Kuvendi, kryetarët paguhen nga komunat, këshilltarët në komuna paguhen nga komunat. Ka funksionarë të zgfjedhur edhe në nivel lokal edhe në nivel qendror dhe çdo institucion siç e merr rrogën atje i shpërndan në buxhetet e tyre, tha Besimi pas forumit ekonomik "Taksa parafiskale - një copëz e vogël në mozaikun e konkurrencës".

Në pyetjen e gazetarëve nëse duhet të gjendet kompromis me sindikalistët dhe nëse këtë vit mund të pritet rritje e pagave në administratën publike, Besimi potencoi se duhet bërë distinkcion midis njërës dhe tjetrës.

"Biseda me sindikatat në sektorin publik është një bisedë e vazhdueshme në kuadër të dialogut ekonomiko-social dhe këto kërkesa janë plotësisht legjitime dhe nuk janë të motivuara nga fakti se në Gjykatën Kushtetuese u shfuqizua një nen që i referohej funksionarëve të zgjedhur.që është brenda ligjit dhe që është prej kohësh në fuqi dhe nuk është rritje rroge si politikë e qeverisë. Përkundrazi, Qeveria i dërgoi një shkresë zyrtare Gjykatës Kushtetuese që të mos e shfuqizojë atë nen. Ndërsa biseda me sindikatat është e pavarur nga kjo. Ajo që duhet të plotësojmë koincidon me kohë, por është e rëndësishme që ajo që thashë duhet të zgjidhet sistematikisht atje dhe tashmë po zhvillohen të gjitha diskutimet në drejtim të vendosjes së një metodologjie që do të jetë e barabartë për të gjithë në sektorin publik, dhe që më pas të jetë një zgjidhje jo vetëm për punonjësit, por edhe për funksionarët në të ardhmen. Mendoj se këtu jemi në rrugën e duhur – vetëm në takimet e ardhshme duhet të gjejmë zgjidhjet e mundshme për ta kapërcyer këtë dilemë tani që është në domenin publik dhe dalëngadalë po zgjidhet. Ashtu siç nuk është më objekt negociatash përcaktimi i pagës minimale, nuk është më objekt negociatash për rritjen e pensionit, sepse i kemi zgjidhur në vitet e kaluara me ligj dhe me metodologji sistemike, ligjore dhe vlen për të gjithë. për të cilët kjo çështje është e rregulluar dhe nuk ka nevojë që të negociohet çdo vit për sigurimin e të drejtave të tyre si pensioni, paga minimale. Kështu do të zgjidhet kjo çështje në mënyrë sistematike", tha Besimi.

QËNDRONI TË LIDHUR