• e shtunë, 23 nëntor 2024

Besimi: Në kushte rigoroze financiare globale, negociojmë me Bankën Botërore për sigurimin e mjeteve të favorshme për politikat zhvillimore

Besimi: Në kushte rigoroze financiare globale, negociojmë me Bankën Botërore për sigurimin e mjeteve të favorshme për politikat zhvillimore

Shkup, 14 prill 2023 (MIA) - Jemi në negociata me Bankën Botërore për sigurimin e mjeteve financiare përmes instrumentit DPL, apo huasë për politika zhvillimore”, bëri të ditur në një prononcim për “Sitel”, ministri i Financave, Fatmir Besimi, i cili merr pjesë në Takimet pranverore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Me anë të kësaj, në ekonominë vendase do të vendoset kapital i ri me norma interesi jashtëzakonisht të ulëta, siç janë instrumentet zhvillimore të institucioneve financiare ndërkombëtare, gjë që ka rëndësi të madhe duke pasur parasysh kushtet rigoroze financiare në tregjet ndërkombëtare, për shkak të së cilave kostoja e kapitalit rritet.Një nga mënyrat e menaxhimit prudent të borxhit dhe konsolidimit fiskal është financimi i deficitit dhe rifinancimi i borxheve të vjetra me kosto më të ulëta, respektivisht me norma interesi më të ulëta. Në këtë drejtim, Ministria e Financave menaxhon në mënyrë optimale portofolin si në koston e servisimit të huave ashtu edhe në afatin e maturimit, me qëllim të sigurimit të qëndrueshmërisë në servisimin e detyrimeve. Në këtë drejtim, instrumenti dyvjeçar PLL me FMN-në, që vendi ynë nënshkroi vitin e kaluar dhe që u jepet ekskluzivisht vendeve me baza të mirëfillta ekonomike, të cilat zbatojnë politika të tilla dhe që pritet edhe në të ardhmen të veprojnë në këtë drejtim.“Efekt shtesë i programit PLL është se nëpërmjet tij mundësohet negocimi për programe të reja me kushte të favorshme për përkrahjen e politikave dhe reformave. Një prej tyre është përkrahja makrofinanciare prej 100 milionë eurove, që tashmë është aprovuar nga KE-ja dhe negociatat me Bankën Botërore për DPL”, tha ministri Besimi.Lidhur me pritshmëritë e këtij viti për arritjet në ekonomi, ministri në deklaratë thekson se realizimi i të hyrave në buxhet, aktiviteti ekonomik dhe treguesit e tjerë ekonomikë tregojnë se gjysmëvjetori i dytë i vitit 2023 do të jetë më i suksesshëm. mb/

Foto> Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR