• e enjte, 26 dhjetor 2024

Besimi: Në Buxhetin për vitin 2023 nuk ka tatime të reja, 250 milionë euro për përballje me krizën

Besimi: Në Buxhetin për vitin 2023 nuk ka tatime të reja, 250 milionë euro për përballje me krizën
Shkup, 4 nëntor 2022 (MIA) - Rrogat në Buxhetin për vitin 2023 janë definuar sipas mundësive, janë kalkuluar rritjet në sektorë të bërë këtë vit, ndërsa shkurtim nuk do të ketë në asnjërën prej të drejtave të punëtorëve, thotë ministri i Financave, Fatmir Besimi. "Nëse rroga mesatare vitin e ardhshëm mesatarisht jep nëntë për qind rritje, kjo do të thotë se nga marsi rroga minimale do të rritet për dhjetë për qind. Edhe nëpunësit shtetërorë ku hyn rroga minimale si bazë, do të kenë rritje lineare të rrogave", tha Besimi sot gjatë pjesëmarrjes në Televizionin 24. Sipas tij, nuk janë projektuar tatime të reja, por është e mundur të ndërpriten disa nga lirimet tatimore. Në pyetjen, në cilët segmente me Buxhetin e ri planifikohet kursim, ministri sqaroi se kjo para së gjithash oi referohet shpenzimeve joproduktive - mobiljeve, automjeteve dhe shpenzimeve të rrugës, por nuk do të ketë edhe rritje të administratës. Besimi në emision bën thirrje për kursim të rrymës, sepse, siç tha, është përgjigja kryesore, më e mirë dhe më e shpejtë në këtë perudhë të krizës. "Fjala kryesore në këtë periudhë është kursimi. Sa të mund të kursejmë nga aspekti i energjensëve, do të jetë e dobishme. Kursim, sepse shpenzimi shtesë vetëm mund t'i mbajë çmimet në nivel të lartë, ndërsa kjo plotësisht reflekton në ulje të standardit jetësor. Qëllimi është të evitohet fenomeni i viteve të shtatëdhjeta, i ashtuquajturi stagflacion", potencoi Besimi. Për përballje me krizën, vitin e ardhshëm, shtoi, janë ndarë 250 milionë euro. "Masat e deritanishme do të vazhdojnë, posaçërisht për kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve. Në gjysmën e parë të vitit do të vazhdojnë subvencionimi i TVSH-së dhe subvencionimi i EEM-së me atë që do të ketë rritje të caktuar të çmimeve, ndërsa do të ketë edhe masa të ndryshme për kategoritë e targetuara dhe të ndjeshme", tha Besimi. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR