• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Besimi: Me KE-në përcaktuam bazën e agjendës tonë reformuese për Planin e rritjes, vijon puna për detyrat e shtëpisë

Besimi: Me KE-në përcaktuam bazën e agjendës tonë reformuese për Planin e rritjes, vijon puna për detyrat e shtëpisë

Shkup, 23 nëntor 2023 (MIA) -  Republika e Maqedonisë së Veriut sot së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, në takimet bilaterale në Bruksel, përcaktuan elementët bazë të agjendave reformuese që duhet t’i përgatisin për Planin e rritjes së Ballkanit Perëndimor, njoftuan nga Ministria e Financave.

Në kuadër të këtij procesi, në takimin bilateral në Bruksel, mori pjesë edhe delegacioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga ministri i Financave, Fatmir Besimi.

"Zhvilluam një takim vërtet të dobishëm, në të cilin u përcaktua korniza bazë ku duhet të orientohemi gjatë përgatitjes së agjendës tonë reformuese në kuadër të procesit të zbatimit të Planit të rritjes së Ballkanit Perëndimor. Procesi po zhvillohet me intensitet të madh dhe kjo dinamikë pëlqehet si nga BE-ja, po ashtu edhe nga vendi ynë. Në më pak se 10 ditë, në këtë proces janë realizuar dy hapa dhe kjo ofron bazën që përkushtimi nga të dyja palët të jetë në nivel të lartë", theksoi Besimi.

Besimi, potencoi se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Qeveria theksojnë integrimin evropian si prioritet kryesor dhe se reformat që do të përfshihen në axhendën e re reformuese nuk janë të panjohura por, e rëndësishme me këtë plan është ofrimi i përqëndrimit më të madh në zbatimin e reformave prioritare dhe përqëndrimin më të madh të BE-së në përkrahjen e zbatimit të këtyre reformave.

"Pas këtij takimi vijojnë detyrat e shtëpisë në koordinim me KE-në. Do të bëjmë të gjitha përpjekjet për ta bërë atë në nivelin e duhur dhe në afatin më të shkurtër të mundshme, në mënyrë që zbatimi i reformave të sjellë përfitimet sa më shpejt në shtëpi", theksoi Besimi dhe shtoi se agjenda reformuese do të përfshijë reformat strukturore nga Programi më i ri i Reformave Ekonomike (PER ) dhe konkluzioneve të përbashkëta lidhur me të, të miratuara në Dialogun ekonomik dhe financiar, si dhe nga metodologjia e rishikuar e zgjerimit, pakoja  më e re e zgjerimit dhe nga Plani ekonomiko-investues për Ballkanin Perëndimor.

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Financave, në përputhje me dinamikën e përcaktuar në kuadër të procesit të implementimit të Planit të rritjes së Ballkanit Përendimor, elementet e para të agjendave reformuese duhet të përfundojnë deri në tremujorin e dytë të vitit 2024, ku më pas vijon realizimi konkret i reformave pas përcaktimit të dinamikës dhe pagesës së mjeteve ndaj vendeve për përkrahjen e agjendës reformuese.

Me Planin e rritjes së Ballkanit Perëndimor është parashikuar përkrahje deri në 6 miliardë euro për vendet Ballkanit Perëndimor. Sipas shpërndarjes, Republikës së Maqedonisë së Veriut i janë vënë në dispozicion 860 milonë euro, për të cilat, paraprakisht, do të ketë dianamikë të përcaktuar të tërheqjes.

Relaizimi i procesit reformues në vendin tonë do të monitorohet nga Sekretariati i Çështjeve Evropiane dhe Ministria e Financave. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR