• e shtunë, 23 nëntor 2024

Besimi: Kemi një bazë solide për të arritur një zgjidhje sistematike dhe të qëndrueshme për pagat në sektorin publik

Besimi: Kemi një bazë solide për të arritur një zgjidhje sistematike dhe të qëndrueshme për pagat në sektorin publik

Shkup, 19 maj 2023 (MIA) - Kemi një bazë solide për të arritur një zgjidhje sistematike dhe të qëndrueshme që do të vlejë për të gjithë në sektorin publik. Bëhet fjalë për një reformë të madhe që nuk mund të zgjidhet ad hok, por do të zgjidhet sistematikisht përmes dialogut me sindikatat si partnere në këtë proces. Qeveria ofron mbështetje për zgjidhjen e këtij procesi, theksoi ministri i Financave Fatmir Besimi për sistemin e pagave në sektorin publik.

"Është thelbësore që me këtë zgjidhje të duam të kapërcejmë situatën që krijon zgjidhje të pjesshme që nxisin pakënaqësi. Tani po mundohemi ta kapërcejmë atë, me dialog në Këshillin ekonomik - social, ku duhet të arrijmë në zgjidhjen më optimale. Ne kemi një bazë solide për të arritur në një zgjidhje sistematike dhe të qëndrueshme, një zgjidhje që do të vlejë për të gjithë në sektorin publik, duke përfshirë punonjësit e Ministrisë së Financave dhe institucionet tjera ku ka dallime, tha Besimi i ftuar në Ditarin qendror të RTMV-së.

Sistemi që do të pranohet, siç theksoi, do të implementohet në buxhet.

"Ky do të jetë një sistem që do të zbatohet me forcën e ligjit dhe nuk do të ketë nevojë për negociata dhe nuk do të përdoret për pikë politike. Kjo është një çështje që do të zgjidhjet në një qasje të ngjajshme si paga minimale, për të cilën ne kemi krijuar një sistem dhe tashmë këtë vit askush nuk e bën këtë pyetje. Paga minimale me ligj është rritur në mars të këtij vitit dhe do zë vazhdojë të rritet edhe në të ardhhmen", tha Besimi.

Shtoi se në kuadër të dialogut me sindikatat janë afër përcaktimit të metodologjisë pas mbajtjes së mbledhjes së fundit të Këshillit ekonomik - social.

Lidhur me emetimin e paralajmëruar të obligacioneve civile, Besimi tha se kjo nuk do të ndikojë negativisht në depozitat në banka dhe se roli i obligacioneve është të kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë. ls/

Foto: Ministria e Financave

 

QËNDRONI TË LIDHUR