• e premte, 08 nëntor 2024

Besimi gjatë takimeve në BQE – Negociojmë për 50 milionë euro të tjera si përkrahje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

Besimi gjatë takimeve në BQE – Negociojmë për 50 milionë euro të tjera si përkrahje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

Shkup, 8 shtator 2023 (MIA) - Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i finalizon negociatat për sigurimin e mjeteve financiare nga Banka E Zhvillimit të Këshillit të Evropës - (CEB). Kërkesa tashmë është dorëzuar në bankë dhe pritet që në fund të këtij muaji të finalizohen kushtet dhe deri në fund të vitit të aprovohen nga banka. Kjo u bë e ditur gjatë takimit të ministrit të Financave me guvernatorin Carlo Monticelli dhe zëvendësguvernatorin e BQE-së Tomas Bocek në Paris.

"Banka e Zhvillimit të Këshillit të Evropës është një nga institucionet financiare ndërkombëtare drejtuese në vend si përkrahëse e investimeve në infrastrukturën publike sociale, si dhe përkrahëse për sektorin privat, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Kjo linjë e re kreditore destinohet pikërisht për përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe për një pjesë të gamës së gjerë të projekteve për të cilat punojnë Qeveria dhe institucionet e tjera financiare, me qëllim të përkrahjes së likuiditetit të tyre dhe investimeve të gjelbra në periudhë krize", theksoi ministri Besimi.

Ai theksoi se bëhet fjalë për rreth 50 milionë euro për kompanitë vendase, të cilat do të plasohen përmes Bankës Zhvillimore si plotësim i produkteve tashmë ekzistuese që plasohen përmes Bankës Zhvillimore me përkrahjen e Qeverisë dhe destinohen për përkrahjen e kompanive.

Gjithashtu, banka ka aprovuar grant prej 1.1 milionë eurove nga Fondi për Investime të Gjelbra Sociale, me të cilin do të financohet vendosja e centraleve fotovoltaike në objektet shkollore në vend, të cilat gjithashtu janë rinovuar përmes projektit me përkrahjen e këtij institucioni financiar.

"Bashkëbiseduesit konfirmuan bashkëpunimin e suksesshëm ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe këtij institucioni financiar ndërkombëtar, që deri më tani ka marrë pjesë në realizimin e nëntë projekteve nga sektori publik në vlerë prej 264 milionë eurove. Përkrahja ka për qëllim sektorin e shëndetësisë, arsimit, drejtësisë, ndërtimit të banesave sociale, si dhe përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe pritet që në periudhën e ardhshme të ndërmerren reforma në fushën e financave publike që do të kontribuojë në përshpejtimin e dinamikës së zbatimit të projekteve", citohet në kumtesë.

Gjatë takimit u diskutua edhe për kornizën strategjike të bankës në periudhën e ardhshme dhe për nismën sa i përket rritjes së kapitalit të bankës, që do të mundësojë zgjerimin e aktiviteteve të Bankës për periudhën 2023-2027 në vendet anëtare, në të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut, si anëtare, dha përgjigje pozitive. sa/

Ministria e Financave

QËNDRONI TË LIDHUR