• e shtunë, 23 nëntor 2024

Besimi: Duhet të gjendet zgjidhje e përhershme për furnizim të medikamenteve për njerëzit me sëmundje të ralla

Besimi: Duhet të gjendet zgjidhje e përhershme për furnizim të medikamenteve për njerëzit me sëmundje të ralla

Shkup, 10 shkurt 2023 (MIA) - Duhet të fokusohemi të tejkalojmë çfarëdo lloj pengesa të mundshme burkokratike apo të tjera në mënyrë që të gjendet zgjidhje e përhershme për furnizim të medikamenteve për njerëzit me sëmundje të rralla, porositi sonte ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Gjatë pjesëmarrjes në TV Sitel, Besimi tha se çdoherë kur nevojiten para për diçka, ceket Ministria e Financave, por, potencoi, se roli i Ministrisë është gjatë krijimit të Buxhetit të tregohet korniza - sa para ka në dispozicion, sa do të jenë të ardhurat dhe si do të sistemohen.

"Problemi me furnizim të medikamenteve për sëmundje të rralla është që më parë. Për rastin e fundit pati konkludim të Qeverisë, pati takime në mënyrë që të zgjidhet problemi, u gjet zgjidhja, u soll vendimi i Qeverisë se do t'u dilet në ndihmë dhe sonte u soll vendimi që kjo të realizohet sa më parë të jetë e mundur", tha Besimi.

Si do të shpërndahet medikamenti, mbetet që mjekët ta zgjidhin", tha Beismi.

"Unë nuk jam profesionist as nuk kam të drejtë të them çka, si dhe kujt. Atë e bëjnë persona profesionistë, në këtë rast mjekët. Duhet të gjendet zgjidhje e përhershme edhe për raste të tjera që mund të ndidhin sot, nesër, pasnesër. Si shoqëri duhet të luftojmë çdo ditë, por në nivel të profesionistëve", potencoi Besimi.

Qeveria dje përmes Fondit për sigurim shëndetësor siguroi 2,2 milionë euro për furnizim të medikamentit "trikafta" për të sëmurët më kritik nga "fibriza cistike", pasi rë më parë ndërroi jetë qytetari 45-vjeçar nga Manastiri, Bllagojçe Ilijevski, tek i cili gjendja ishte më kritike. Në vend ka rreth 130 persona të sëmurë nga fibroza cistike. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR