• e enjte, 26 dhjetor 2024

Besimi: Dërgojmë sinjale të qarta në përballjen me inflacionin i cili ka rënë nga 19.8 në 6.6 për qind

Besimi: Dërgojmë sinjale të qarta në përballjen me inflacionin i cili ka rënë nga 19.8 në 6.6 për qind

Shkup, 21 tetor 2023 (MIA)- Politikat që zbatojmë si Qeveri në përballjen me krizën e çmimeve tregohen përmes uljes së inflacionit i cili nga 19.8% në muajin tetor tani ka rënë në 6.6%, me ç’rast këto janë sinjale të qarta si për qytetarët ashtu edhe për biznesin, ku ashtu si vendet e tjera luftojmë me inflacionin.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi i ftuar në emisionin “Tema e ditës” në TV Sitell theksoi se është thelbësore të stabilizohen pritshmëritë dhe se për këtë duhet sistem i koordinuar në treg, sepse rritja e çmimeve bën presion mbi pagat, të cilat nga ana e tyre, ushtrojnë sërish presion mbi çmimet dhe kjo spirale inflacioniste është e vështirë të rikthehet.

“Prandaj zbatojmë masa të ndryshme antikrizë të orientuara në përkrahjen e qytetarëve dhe kompanive, fiksimin e çmimeve, masa administrative, masa të përkohshme etj., siç bëjnë edhe vendet e tjera, për stabilizimin e pritshmërive. Nga ana tjetër, politika monetare rrit normën e interesit, e cila reflektohet në rritjen ekonomike, por ky është çmimi kur luftojmë me inflacionin. Kjo ndodh edhe në Evropë, ka ndodhur edhe në SHBA dhe në vendet e rajonit. Jemi përballë faktit të stabilizimit të pritshmërive, stabilizimit të inflacionit dhe kontributit në rritje”, nënvizoi ministri Besimi.

Ai shtoi se, për katër vite me radhë, periudhë kjo gjatë së cilës përballemi me krizë, zbatohet konsolidimi fiskal, me deficit mbi 8% në periudhën e krizës së kovidit, me ç’rast gradualisht kemi reduktim të tij dhe gjatë kësaj ka rritje të investimeve, rritje të pagave me zbatimin e njëkohshëm të masave antikrizë.

“Në buxhet kemi ndarë atë që nuk e kemi pasur më parë. Ndajmë mjete për masa antikrizë. Subvencionojmë çmimin e energjisë elektrike për mbi 600 mijë amvisëri. “Tani jemi duke diskutuar për pakon e re të masave për kategoritë më ndjeshme, kredi të ndryshme të favorshme për kompanitë dhe fletgobligacionet e qytetarëve”, theksoi Besimi.

Ai thekson se varfëria dhe papunësia zvogëlohen në kushtet e krizës, gjë që është theksuar nga Banka Botërore në raportin e fundit. Përkatësisht, evidentohet fakti se edhe në periudhë krize, vendi arriti të vazhdojë trendin e uljes së papunësisë dhe varfërisë. Rritje kanë edhe pagat, gjë që theksohet në raport dhe se ato kanë shënuar rritje nominale më shumë se inflacioni që nga muaji prill dhe se rritja do të vazhdojë edhe në të ardhmen duke pasur parasysh sistemin që kemi krijuar dhe që është një sukses i madh për ekonominë dhe shoqërinë tonë.

Ashtu siç theksoi ministri, vlerësimet pozitive në raport i referohen hapjes së negociatave me BE-në, ciklit të investimeve, që vihet re me rritjen e pjesëmarrjes në PBB, por edhe në vetë buxhetin e projektuar. “Këta, potencoi ministri, janë faktorë që do të ndikojnë mbi rritjen në periudhën afatmesme, që aktualisht është nën ndikimin e fuqishëm të faktorëve të jashtëm, respektivisht të zhvillimeve në BE dhe veçanërisht në Gjermani si partneri ynë më i madh tregtar.

Gjatë intervistës, ministri iu referua edhe çështjes së pagave të funksionarëve, duke përmendur se Qeveria tashmë është duke diskutuar për të gjetur një zgjidhje që do të jetë e qëndrueshme.

QËNDRONI TË LIDHUR