• e enjte, 26 dhjetor 2024

Besimi: Buxheti për vitin e ardhshëm i targeton prioritetet dhe në mënyrë përkatëse i sistemon fondet

Besimi: Buxheti për vitin e ardhshëm i targeton prioritetet dhe në mënyrë përkatëse i sistemon fondet

Shkup, 22 dhjetor 2023 (MIA) - Në propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm janë planifikuar shpenzime kapitale në vlerë prej 45,2 miliardë denarëve, ndërsa me mjete buxhetore prej rreth 15,1 miliardë denarë do të ketë investime të konsiderueshme në fushën e ​infrastrukturës rrugore. Ky propozim buxhet i targeton prioritetet dhe ndan mjetet në përputhje me rrethanat për përmbushjen e nevojave publike të qytetarëve dhe kompanive, deklaroi sot para deputetëve ministri dikasterial Fatmir Besimi.

Gjatë debatit për propozim-buxhetin plotësues për vitin 2024, sa i përket projeksioneve makroekonomike, ai theksoi se ekonomia pritet të rritet për 3,4 për qind. Rritja është kryesisht për shkak të investimeve të cilat parashikohen të rriten për 8,4 për qind në vitin e ardhshëm, si dhe do të ketë rritje të konsumit të brendshëm që do ta mbështesë rritjen prej 3,4 për qind, ndërsa inflacioni mesatar do të jetë 3,6 për qind.

"Në këto rrethana, rritja e parashikuar e pagave do të jetë 8,4 për qind, me rritje të pagës reale prej 4.8 për qind dhe ulje të numrit të të papunëve në vitin e ardhshëm. Këto trende parashikohet të vazhdojnë nëse realizohen parashikimet", shtoi Besimi.

Siç tha, shpenzimet kapitale janë planifikuar në vlerë prej 45,2 miliardë denarëve, ku mjetet sigurohen nga disa burime, përkatësisht: mjetet buxhetore, mjetet IPA dhe huatë. Ato janë të destinuara për realizimin e projekteve infrastrukturore të filluara, gjegjësisht investime në rrugë dhe hekurudha, në infrastrukturën energjetike dhe komunale, si dhe investime kapitale për përmirësimin e kushteve në shëndetësi, arsim dhe sistemin social, bujqësi, kulturë, sport, mjedis dhe jurisprudencë.

Претседателот на Собранието Талат Џафери планира на 11 февруари да закаже седница со единствена точка на дневен ред - ратификација на Протоколот за членство на Република Северна Македонија во

"Gjatë vitit 2024 me mjete buxhetore në vlerë prej rreth 15,1 miliardë denarëve janë planifikuar investime të konsiderueshme në fushën e infrastrukturës rrugore lidhur me projektimin dhe ndërtimin e një pjese të Korridorit 8, segmentin Tetovë-Gostivar, ndërtimin e një autostrade të re Trebenishtë-Strugë - Qafë Thanë, ndërtimi i aksit Gostivar-Bukojçan si dhe Korridori 10 d, aksi Prilep-Manastir. Po ashtu, përmes Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore do të përgatitet edhe fizibiliti studimi për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren në pjesën e infrastrukturës rrugore", tha Besimi.

Ai informoi se në vitin 2024 ndërtimi i pjesës e infrastrukturës rrugore do të vazhdojë ndërtimi i pjesës lindore të Korridorit 8 përmes seksionit Rankovc-Kriva Pallankë, i financuar me kredi nga Banka Botërore dhe aksit Kriva Pallankë deri në kufirin me Bullgarinë, i financuar me kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim - BERZH dhe grant  mejete nga Instrumenti Korniza e investimeve për Ballkanin Perëndimor - instrumenti VBIF. Në vitin 2024, pjesa perëndimore e korridorit rrugor 8 do të financohet përmes ndërtimit të autostradës Kërçovë-Bukojçan, me hua nga BERZH dhe seksioni Kërçovë-Ohër, me kredi nga EKSIM Bank.

Siç tha ai, ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë (kufiri me Kosovën) do të financohet me mjete nga BERZH-i, ndërsa përmirësimi i infrastrukturës rrugore të komunave do të realizohet përmes Projektit për ndërlidhjen e rrugëve lokale, i financuar nga Banka Botërore. Në këtë fushë, në vitin 2024, vijon zbatimi i Programit për rrugët kombëtare, i financuar me kredi nga BERZH-i.

Ministri sqaroi se Propozim-buxheti për vitin 2024 synon prioritetet dhe alokon mjetet në përputhje me rrethanat për plotësimin e nevojave publike të qytetarëve dhe kompanive. Gjatë vitit 2024 parashikohet përmirësimi i administrimit të financave publike, forcimi i buxhetimit afatmesëm, ridizajnimi i politikës buxhetore dhe konsolidimi fiskal, aktivitete që synojnë mbështetjen e stabilitetit makroekonomik, përshpejtimin e rritjes ekonomike dhe në këtë mënyrë edhe përforcimi i potencialit për rritje të ekonomisë vendore.

"Të hyrat e përgjithshme tatimore në Buxhet, janë pojektuar në vlerë prej 178,1 miliardë denarëve, që është rreth 10 për qind më shumë sesa vlera e të hyrave të planifikuara për vitin 2023. Ato marrin pjesë me 18,1 për qind në BPV-së për vitin 2024, që është afërsisht e barabartë me pjesëmarrjen e një viti më parë. Si të hyra burimore të Buxhetit, të ardhurat tatimore zënë 57,4 për qind në strukturën e të ardhurave të pëegjithshme në nivel qendror për vitin 2024.

Besimi theksoi se gjithsej shpenzimet në Buxhetin për vitin 2024 janë planifikuar në vlerë prej 343,6 miliardë denarëve ose 5,8 për qind më të larta se në vitin 2023.

Siç shtoi ai, shpenzimet rrjedhëse për vitin 2024 janë planifikuar në vlerë prej 298,5 miliardë denarëve ose 6,7 për qind më shumë në krahasim me vitin 2023 dhe janë të dedikuara për pagesë të rregullt të pagave për punëtorët në sektorin publik, pagesa me kohë dhe e rregullt të pensioneve, të ardhurat minimale të garantuara dhe të drejtat e tjera sociale, pagesa e subvencioneve në bujqësi, mbështetje e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, mbështetje dhe subvencionim i aktiviteteve inovative të ndërmarrjeve, si dhe ndarja e fondeve për mbështetjen e synuar të kategorive të cenueshme të qytetarëve dhe ekonomisë.

Ministri, në fjalimin e tij para deputetëve sqaroi se deficiti i parashikuar për vitin 2024 në vlerë prej 33,5 miliardë denarëve si dhe shlyerja e borxhit në vlerë prej 45 miliardë denarëve, prej të cilëve borxhi i jashtëm në vlerë prej 26,4 miliardë denarë dhe borxhi i brendshëm në vlerë prej 18,6 miliardë denarëve do të financohen me huamarrje të brendshme dhe të jashtme.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski, përmendi se ky buxhet është më i larti në histori. Siç theksoi ai, bazohet në projeksione joreale, inflacioniste, parazgjedhore të cilat do t'i shërbejnë vetëm pasurimit të mëtejshëm të elitave të caktuara dhe nuk do t'i shërbejnë pasurimit të burimeve shtetërore të qytetarëve.

Sipas Stojanoskit, edhe pa shpenzime të paparashikuara, buxheti do të jetë gjysmë miliardë në minus, ndërsa gjithmonë ka shpenzime shtesë të paparashikuara gjatë vitit.

Deputeti Dime Vellkovski nga LSDM-ja në përgjigjen e tij për Stojanoskin tha se komunat nuk po dënohen, përkundrazi para dy javësh 44 komunave u janë ndarë projekte në vlerë prej 33 milionë eurove, të cilat, dhe kjo, siç theksoi, nuk ka ndodhur kurr më parë.

Debati për propozim-buxhetin plotësues për vitin 2024 do të vazhdojë pas pushimit të rregullt. mb/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR