Besimi: Buka e bardhë është 33 denarë, në kohë krize të mos spekulohet me shtrenjtime
- Në kohë krize nuk duhet të rriten në mënyrë spekulative çmimet. Qeveria është e gatshme të bisedojë me industrinë e miellit dhe të reagojë konform rrethanave për të mbrojtur qytetarët. Por secili bart një pjesë të përgjegjësisë, tha sot ministri i Financave, Fatmir Besimi lidhur me paralajmërimet në media për rritjen e çmimit të bukës.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:43, 22 gusht, 2023
Shkup, 22 gusht 2023 (MIA) - Në kohë krize nuk duhet të rriten në mënyrë spekulative çmimet. Qeveria është e gatshme të bisedojë me industrinë e miellit dhe të reagojë konform rrethanave për të mbrojtur qytetarët. Por secili bart një pjesë të përgjegjësisë, tha sot ministri i Financave, Fatmir Besimi lidhur me paralajmërimet në media për rritjen e çmimit të bukës.
Sipas Besimit, paralajmërimet për rritje të çmimeve ndikojnë mbi pritjet e tregut dhe i ngarkojnë pritshmëritë për çmimet. Indikacionet në media që ndikojnë në pritshmëritë e ekonomisë, thotë Besimi nuk ndihmojnë ekonominë, por krijojnë në mënyrë plotësuese pritshmëri për rritjen e kostove.
Çmimi i bukës së bardhë, theksoi Besimi është 33 denarë dhe këtu nuk ka shtrenjtim. Siç paralajmëroi, është e mundur që sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski në mbledhje të Qeverisë të dalë me propozim të ri.
"I lexova të gjitha paralajmërimet nga industria e miellit. A është çmimi i blerjes së grurit më i lartë se vitin e kaluar? Jo. A është energjia elektrike më e lartë? Jo. Çfarë ndodhi ndërkohë që paralajmëruan rritje të çmimit të bukës? Jam në komunikim të vazhdueshëm me dy ministra, për ekonomi dhe bujqësi si dhe me kryeministrin. Ne jemi të hapur për të diskutuar çdo temë, por paralajmërimet e rritjes së çmimeve ndikojnë vetëm në pritshmëritë e tregut dhe ngarkojnë dhe tendosin pritshmëritë e çmimeve. Do të bisedohet me ta dhe do të dalim në ndihmë të çdo situate lidhur me këto situate që mund të ndikojnë nga aspekti i krizës së çmimeve. Të gjithë ne, ministrat përkatës, do të bisedojmë me ta dhe në çdo fazë jemi të gatshëm të reagojmë me masa", theksoi Besimi duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas nënshkrimit të Marrëveshjes së huas nga BERZH-i.
Ministri edhe një herë përmendi se Qeveria është e gatshme të diskutojë çdo çështje.
"Secili mban një pjesë të përgjegjësisë së tij. Në kohë krize çmimet nuk duhet të rriten në mënyrë spekulative. Nuk paragjykoj se këtu ka spekulime, por dua të them se për çdo çështje të tillë jemi të gatshëm të diskutojmë, sepse indikacionet mediatike për gjëra që ndikojnë në pritjet e ekonomisë nuk i ndihmojnë ekonomisë, por ato krijojnë pritshmëri për rritje të shpenzimeve", tha Besimi. qa/
foto: MIA