• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Beshliovska: Presim fakte dhe argumente relevante për rastin me foshnjën në Klinikën e fëmijëve

Beshliovska: Presim fakte dhe argumente relevante për rastin me foshnjën në Klinikën e fëmijëve

Shkup, 25 korrik 2024 (MIA) - Presim fakte dhe argumente relevante për rastin me foshnjën në Klinikën e Fëmijëve, për momentin nuk shohim ndonjë faj tek infermierja. Do të përmbahemi, derisa të marrim argumentet përkatëse nga komisioni që do të shqyrtojë rastin. Besojmë në institucionet dhe në Ministrinë e Shëndetësisë se rasti do të zgjidhet si duhet, theksoi në deklaratën e sotme për media, Gordana Beshliovska, kryetare e Unionit të shoqatave, e udhëhequr nga Shoqata e infermiereve, teknikëve, mamive dhe stomatologëve - Për ne", rreth ngjarjeve aktuale në Klinikën e Fëmijëve, ndërsa "në lidhje me pretendimet për sjellje joprofesionale të një infermiereje me një të porsalindur".

Në vendin tonë aktualisht punojnë rreth 9200 infermiere. Kjo felë humane punon me përgjegjësi në sistemin e shëndetësisë publike dhe nuk meriton të hedhë njollë në profesionin e infermieres për incidente të pavërtetuara. Për këtë arsye në emër të Unionit të infermiereve po reagoj dhe i bëj thirrje komisionit të ekspertëve që t'i deklarojë publikisht faktet dhe përgjegjësinë t'ia drejtojë fajtorit konkret, theksoi ajo më herët në një deklaratë me shkrim.

Drejtori i Klinikës për sëmundje të fëmijëve në Shkup, Rexhep Memedi, të shtunën në deklaratë për MIA-n paralajmëroi se është duke u formuar komisioni, i cili do ta hetojë rastin e foshnjës tre muajshe.

"Biseduam me infermieren, ajo thotë se nuk ka pasur lëndim të qëllimshëm dhe as ofendim nga ana e saj ndaj të afërmve të fëmijës. Ajo do të japë edhe një deklaratë me shkrim lidhur me rastin," ka bërë të ditur Memedi.

Siç ka sqaruar drejtori, sipas infermieres, lëndimi në dorën e djathtë të foshnjës ka qenë i paqëllimtë dhe ka ndodhur gjatë marrjes së gjakut për analiza.

Sot pritet që komisioni të ketë një mbledhje dhe siç është paralajmëruar të shqyrtojë të gjitha aspektet dhe të merret vendim në përputhje me normat ligjore dhe etike.

Drejtori i Klinikës së Fëmijëve, Memedi, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari, kanë vizituar familjen e foshnjës. Ministri ka shkruar në rrjetet sociale se nëse vërtetohen pretendimet e të afërmve të foshnjës, infermierja do të sanksionohet. ls/

Foto dhe video: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR