• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Beshliovska: Ka një dalje të madhe të infermiereve jashtë vendit

Beshliovska: Ka një dalje të madhe të infermiereve jashtë vendit

Shkup, 10 maj 2024 (MIA) - Ka një dalje të madhe të infermiereve jashtë vendit, tha sot Gordana Beshliovska, kryetare e Shoqatës së infermiereve, teknikëve, akushereve dhe infermiereve të Stomatologjisë  - "Për ne".

Jozyrtarisht, thotë Beshlievska, sipas kërkesave për transkripta dhe vërtetime që i kërkojnë nga ne në Shoqatë, për të kompletuar dokumentacionin e tyre për rajonin dhe Evropën, kemi një dalje shumë të madhe. Madje kemi pasur një periudhë pas pandemisë Kovid-19, kur në baza mujore deri në dyzet infermiere largoheshin nga të gjitha nivelet e sistemit shëndetësor publik, sqaroi ajo, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari.

Problemi nuk ishte se ata largoheshin jashtë vendit, por edhe në institucionet private shëndetësore. ndërsa largoheshin edhe në përgjithësi nga profesioni. Prandaj, nënvizoi ajo, është shumë e rëndësishme të kemi autonomi në profesion, një mjedis të shëndetshëm pune, kushte më të mira për punë, të reagojmë menjëherë, që të mos jemi një komb që do të mbetet pa infermiere.

Beshliovska dha deklaratë për media, para akademisë tradicionale ceremoniale, ku do të ndahen çmimet për infermieren më humane.

"Motoja jonë e këtij manifestimi në kuadër të javës së infermierisë, është “Investimi në edukimin e infermiereve është investim në një komb të shëndetshëm”. Infermieret janë forca e një kombi të shëndetshëm. Ne vazhdimisht e mbrojmë profesionin në mënyra të ndryshme, theksoi ajo, duke kujtuar aktivitetet humanitare të organizuara në periudhën e kaluar.

Beshliovska gjithashtu tha se kanë qenë të margjinalizuar në lidhje me shumë kërkesa të tyre deri më tani, ndonëse rregullisht kanë ngritur zërin dhe janë përgjigjur. Shpehu shpresë se më në fund profesioni do të regullohet me ligj. 

Ngjarja e sotme filloi me bazarin e donacioneve "Infermieret për infermieret". Me mjetet e grumbulluara financiare, siç u sqarua në ngjarjen, do të ndihmohen disa infermmiere që kërkuan ndihmë, ndërsa që mjekohen nga sëmundje malinja, si dhe një infermiere, fëmija i mitur i së cilës po mjekohet në Beograd. ls/ 

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR