• e premte, 27 dhjetor 2024

Beshliovska: Infermierët nuk ikin vetëm jashtë vendit, por heqin dorë edhe nga profesioni

Beshliovska: Infermierët nuk ikin vetëm jashtë vendit, por heqin dorë edhe nga profesioni

 Shkup, 17 tetor 2023 (MIA) - Infermierët masovikishit po largohen nga spitalet shtetërore në ato private, por edhe jashtë vendit, ndërsa ka edhe të tillë që largohen nga profesioni, alarmuan sot nga Shoqata e Infermierëve, Teknikëve dhe Akusherëve "Për ne".  

 "Po ikin edhe infermierët që janë më të rritur, me më shumë stazh, ndërsa ajo që neve na brengos më shumë është që nuk ikin vetëm në sektorin privat ose jashtë vendit, por ikin edhe nga profesioni, shkojnë të punojnë diçka tjetër", theksoi kryetarja e Shoqatës Gordana Beshliovska në konferencë.

 Ajo theksoi se kërkojnë strategji për infermierët,  të pranohet edukimi i  tyre, si dhe të investohet në edukimin dhe trajnimin e tyre. 

"Infermierët nuk janë numër dhe koeficient, ata nuk janë vetëm të shndërrohen në kërkimin e pagës, neve na mungon prioriteti, kujdesi, përfshirja në politikat shëndetësore, na duhen mundësi për të treguar se çka është e nevojshme për neve", tha Beshliovska. 

Ajo theksoi se në spitale ka infermierë me shkollim të mesëm të cilat kanë aftësi dhe njohuri të mahnitshme dhe apeloi që të kthehet autoriteti i tyre sepse, siç tha, ato janë ata që duhet t'i edukojnë infermierët e rinj. 

Beshliovska iu referua edhe Kongresit të Dytë të Infermierëve që u mbajt nga 13 deri 15 tetor në Strugë, në të cilin siç tha ajo, ishte i ftuar edhe Ministri i Shëndetësisë, i cili ka munguar me të drejtë për shkak të një udhëtimi pune. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR