• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Besar Durmishi - ministër i Ekonomisë dhe Punës

Besar Durmishi - ministër i Ekonomisë dhe Punës

Shkup, 23 qershor 2024 (MIA) - Besar Durmishi, i cili në Qeverinë e re do të jetë ministër i Ekonomisë dhe Punës, ka lindur më 10 korrik 1990 në Tetovë. 

Ka diplomuar në Fakultetin për shkenca ekonomike pranë Universitetit hstetëror, studime specializuese ka përfunduar në Fakultetin për shkenca ekonomike pranë Universitetit amerikan të Evropës në SHkup, ndërsa në rrjedhë i ka edhe studimet e magjistratirës në Fakultetin për biznes në Prishtinë. 

Prej vitit 2021 deri në vitin 2024 është kryetar i Këshillit të Komunës së Tetovës, ndërsa në periudhën prej vitit 2017 deri në vitin 2021 ishte anëtar i Këshillit. 

Paraprakisht ka punuar si kontabilist. 

Në biografinë e tij të bashkangjitur në Kuvend qëndron edhe se nga shkathtëitë kompjuterike njeh Microsoft Office. Gjuha hqipe është cekur si gjuhë amtare, ndërsa nga gjuhët e huaja njeh gjuhln angleze. ab/ 

Fotо: МIА arkivi 

QËNDRONI TË LIDHUR