• e shtunë, 23 nëntor 2024

BESA: Grubi të japë shpjegime për shkaqet e djegies së automjetit të tij

BESA: Grubi të japë shpjegime për shkaqet e djegies së automjetit të tij

Shkup, 23 korrik 2023

Artan Grubi nuk duhet të derdhë lot krokodili por duhet të dalë në konferencë për media dhe tu përgjigjet tre pyetjeve:

A është i përfshirë ai në krime dhe a bashkëpunon me strukturat kriminele nëntokësore të RMV-së të cilat tani po përpiqen të pastrojnë "hesape me të"? Sepse këtë dyshim e ngjallin reagimet e sinkronizuara dhe të menjëhershme të funksionarëve të BDI-së, ASH-së, dhe LSDM-së në Qeveri.

Ose e dogji vetë me qëllim veturën e tij personale për ta devijuar vëmendjen e opinionit nga informacionet që po dalin për çdo ditë dhe nxjerrin në pah dyshimet për përfshirje në krimi, korrupsion të liderit të BDI-së Ali Ahmeti dhe funksionarët e tjerë të BDI-së, si dhe keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga ana e tij të cilën e dëshmoi edhe vetë zëvendëskryeministrja Gërkovska.

Dhe e treta, fakti që veturën e tij luksoze e ka regjistruar në emër të tjetër kujt, Artan Grubi duhet të japë llogari edhe sa prona të tjera të tij i ka të fshehura në emër të tjetërkujt, të familjarëve të tij dhe njerëzve tjerë të besueshëm. Nëse Grubi nuk e bënë këtë, u bëjmë thirrje institucioneve përkatëse si Komisionit për Anti Korrupsion dhe Prokurorisë publike që të fillojnë hetimet për Artan Grubin në bazë të kompetencave të tyre.

Ne si Lëvizje BESA nuk besojmë se kjo ngjarje të ndodh rastësisht, vetëm disa orë pas daljes në media të nënkryetarit të Lëvizjes BESA, Fatmir Limani ku shpalosi informata të rela lidhur me dyshimet për krim dhe korrupsion të liderit dhe familjes së Ali Ahmetit si dhe informatave të reja që vazhdimisht i shpalosin mediat. Për ata që 20 vite në pushtet po e rrjepin popullin, nuk kushton asgjë djegia e një veture për të devijuar vëmendjen nga problemet reale të qytetarëve.

Po ashtu edhe ASH dhe funksionarët e saj, duhet të dalin para qytetarëve dhe të japin llogari pse heshtën për të gjithë dyshimet për krim që dalin për BDI-në dhe liderin e saj dhe u "bënë të gjallë" kur duhej të mbrohet Artan Grubi.

I bëjmë thirrje udhëheqësve të ASH-së të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe mbështetësve të tyre dhe jo të Artan Grubit.

Dhe për fund, shpresojmë që Artan Grubi, me ndihmën e ASH-së, në vend që të luajnë rolin e viktimës, të dalin në opinion dhe t'i sqarojë arsyet për djegien e veturës!

Lëvizja BESA

________________________________________________________________________________________ 

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR