• e shtunë, 23 nëntor 2024

BERZH-i, BE-ja dhe Japonia i mbështesin investimet në efikasitetin energjetik në Maqedoninë e Veriut

BERZH-i, BE-ja dhe Japonia i mbështesin investimet në efikasitetin energjetik në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 23 korrik 2024 (MIA) - Banka evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim (BERZH) miratoi kredi të Bankës komerciale SHA Shkup në Maqedoni të Veriut dedikuar për financim të gjelbër. Kredia e BERZH-it, në shumë prej 3,5 milionë eurove nën Programin për financim të ekonomisë së gjelbër (Green Economy Financing-GEFF) do të mbështesë investime nga efikasiteti energjetik i amvisërive, banimit kolektiv, prodhues të prodhimeve për energji të gjelbër dhe entitete të cilat japin shërbime në sektorin e energjisë së gjelbër. projekti është bashkë-financiar nga Bashkimi Evropian dhe Japonia.

Siç kumtuan nga BERZHI-i, Marrëveshja për kredi është nënshkruar nga Odil Reno-Baso, kryetare e BERZH-it, dhe Maja Stevkova Shterieva, drejtor kryesor financiar i Bankës komerciale SHA Shkup, së bashku me një anëtar të Bordit të drejtorëve.

"Jemi krenarë që e vazhdojmë mbështetjen për Maqedoninë e Veriut në tranzicion të energjisë së gjelbër, përmes financimit të sendërtimeve energjetiko-efikase të ndërtesave banesore, të cilat janë konsumuesit më të mëdhenj të energjisë në vend. Krahas asaj që ky projekt kontribuon drejt të ardhmes së gjelbër dhe të qëndrueshme të Maqeodnisë së Veriut, i njejti siguron benefite të drejtpërdrejta për qytetarët. Me uljen e faturave për energji dhe sigurim të shtëpive më të rehatshme, investimet dukshëm e përmirësojnë cilësinë e jetesës", deklaroi Reno-Baso.

Stevkova Shterieva shprehi kënaqësi që Banka komerciale sërish kontribuon në implementimin e suksesshëm të programit  GEFF në vendin tonë.

Kjo kredi e Bankës komerciale SHA Shkup, miratuar nën Programin GEFF do të mbështesë teknologji të gjelbra me performansa të larta, si dhe materiale dhe zgjidhje për banim dhe ndërtesa në pronësi privare. Investimet në pasjisje e cila kursen energji, siç është izolimi, dritare, pompa ngrohëse dhe panele diellore, do t'i ulin emetimet e gazrave të cilat shkaktojnë efekt të kopshtit të qelqtë, do të ulen shpenzimet për energji dhe do të përmirësohet cilasia e jetës së banorëve. Këto masa do të ndihmojnë në përballje me emetimet e larta të energjisë dhe intensitetit të dioksid karbonit në sektorin banesor dhe publik në Maqedoni të Veriut.

Banka komerciale SHA Shkup do të marrë ndihmë teknike për vendosje të modelit të ri financiar në pajtim me nevojat për kredi të gjelbra në sektorin banesor. Do t'u ofrohet mbështetje disa entiteteve, siç janë kompanitë ndërtimroe dhe shitësve/prodhuesve të teknologjive të gjelbra, me qëllim që të prëforcohet tranzicioni i gjelbër në tërë sektorin banesor.

Me kredinë do të lehtësohet qasja drejt tranzicionit të gjelbër ekonomik të Bankës, ndërsa e njejta është mbështetur nga Japonia-Fondi për bashkëpunim të BERZH-it dhe BE-së përmes Kornizës investuese për Ballkanin Perëndimor (Western Balkans Investment Framework-WBIF), si dhe nga donatorët bilaletarle.

Banka komerciale SHA Shkup, siç ceket, është banka më e madhe komerciale në Maqedoni të Veriut, me pjesëmarrje të tregut prej 22,2 për qind në raport me mjetet e përgjithshme. Banka e cila ka rrjet më të madh të ekspoziturave në vend, ofron spektër të plotë të shërbimeve komerciale bankare për individët dhe kompanitë në Maqedoni të Veriut.

BERZH-i është investuesi më i madh institucional në Maqedoni të Veriut dhe deri më tani ka investuar mbi 2,9 miliardë euro në 190 projekte në vend. Sot më herët në Qeveri mes Bankës evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim (BERZH) dhe operatorit të vendit për sistem elektro-përçues SHA MEPSO, është nënshkruar marrëveshje për kredi prej 26,4 milionë euro dedikuar për përforcim të rrjetit përçues. ab/

Foto: BERZH

QËNDRONI TË LIDHUR