• e shtunë, 23 nëntor 2024

Berisha: Revulucioni na thërret! nesër të gjithë para Parlamentit

Berisha: Revulucioni na thërret! nesër të gjithë para Parlamentit
Tiranë, 12 shkurt 2023 (MIA) - Lideri i krahut më të madh të demokratëve opozitarë, Sali Berisha sot u bëri thirrje qytetarëve masivisht të marrin pjesë në protestën e nesërme, e cila është paralajmëruar se do të mbahet para Kuvedit në orën 17:00, për kur është caktuar mbledhje plenare.
 
"Revolucioni na thërret! Nesër të gjithë para Parlamentit", bëri thirrje Berisha.
 
Mbajtje të protestës para Kuvendit ai paralajmëroi në protestën e djeshme, në shenjë të pakënaqësisë që Kësilli për etikë i shtëpisë ligjvënëse 10 ditë nga puna e tij përjashtoi tetë deputetë, ithtarë të tij për shkak të sjelljes së pahijshme dhe bllokimit të foltores në mbledhjen e fundit.
 
Tirrje për pjeësmarrje sa më masive, në protestën e nesërme dhe të gjitha tët jerat, bëri edhe lideri i Partisë së lirisë dhe ish-president i Shqipërisë, ilir Meta, për, siç tha, t'i vihet fund kohës "kur nga kabineti i kryeministrit del vetëm mjerim, shpopullim dhe deportim i mijëra shqiptarëve".
"Populli asnjëherë nuk do të lejojë që kabineti i kryeministrit të prodhojë vetëm mjerim, i cili nxitë shpopullim të vendit dhe dëbon qindra mijë shqiptarë, posaçërisht të rinj dhe fëmijë, nga atdheu i tyre", tha Meta.
 
Meqenëse ditën e nesërme qeveria shqiptare e shpalli ditë zie kombëtare për të pësuarit në Turqi dhe Siri, tani për tani nk ka konfirmim nga Ministria e Punëve të Brendshme nëse do të japë leje për protestën. ab/
 

QËNDRONI TË LIDHUR