• e premte, 27 dhjetor 2024

Berisha e sulmoi ashpër ambasadoren Kim: Sikur është përfaqësuese e Ramës dhe jo e qeverisë amerikane

Berisha e sulmoi ashpër ambasadoren Kim:  Sikur është përfaqësuese e Ramës dhe jo e qeverisë amerikane
Tiranë, 22 janar 2022 (MIA) - Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me akuzat kundër ambasadores amerikane në Tiranë Juri Kim. Gjatë takimit të tij me demokratët në Rrëshen, Berisha ka sulmuar sërish ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Juri Kim. Berisha është shprehur se ajo sillet si të jetë përfaqësuese e kryeministrit Edi Rama jo e qeverisë amerikane. “Lavdërim sikur të jenë përfaqësues të Edi Ramës dhe jo përfaqësues të qeverisë amerikane”, tha Berisha.  Stejt Departamenti në raportet e tij thekson se Shqipëria ka një korrupsion të papërmbajtur në të gjitha nivelet, por si ka mundësi këto deklarata nuk përkthehen në deklarata të përfaqësuesve të SHBA në Tiranë?  Pra a janë transkriptuar, përkthyer këto konstatime serioze të qeverisë së SHBA, ndër më seriozet, në deklaratat e përfaqësuesve të kësaj qeverie këto 8 vite në Shqipëri? Kujtoni për një moment, ndaluni, Shqipëria është sot ngjitur në vendin e dytë të botës për ryshfetin. E keni dëgjuar ndonjë deklaratë të tillë ju nga përfaqësuesit? Lavdërim sikur të jenë përfaqësues të Edi Ramës dhe jo përfaqësues të qeverisë amerikane. Kjo është e vërteta.”, tha Berisha, lajmëroi agjencia Balkanueb Sipas tij, Ballkani i Hapur, si aleancë trilaterale është vendosja e hegjemonisë serbe në rajon dhe automatikisht është influencë ruse në rajon. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR