• e enjte, 26 dhjetor 2024

Berisha bëri thirrje për protesta masive për "përmbysje të pushtetit mafioz në krye me Edi Ramën”

Berisha bëri thirrje për protesta masive për

Tiranë, 23 gusht 2023 (MIA) - Ish presidenti i Shqipërisë, ish kryeministër dhe lider i krahut më të madh opozitar, Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje deri te qytetarët që të dalin në protesta kundër qeverisë.

Duke folur në mbledhjen e kryesisë së partisë, Berisha tha se "opozita është në misionin e tij më të rëndësishëm në historinë e saj që nga themelimi" dhe shtoi se "detyrë jonë është të përballemi". Nuk kemi zgjidhje tjetër".

Më tutje, Berisha theksoi se detyra e opozitës është që të bind çdonjërin anëtarë dhe simpatizues që të dalin në protesta.

"Në Shqipëri është si kristali e qartë se opozita është në misionin e saj kryesor që nga themelimi i tij, mision i cili patjetër duhet të mposht këtë pushtet mafioz në krye me Edi Ramën e cila nuk ka interes tjetër nacional, veçse të pasurojë veten dhe njerëzit e klanit të tij. Edi Rama është i vendosur të sakrifikoj çdo ligj, çdo marrëdhënie për ta konsoliduar pushtetin e tij", ka akuzuar Berisha, transmeton gazeta "Koha jonë".

Sipas atij "këto kriminelë duhet ta lëshojnë pushtetin një orë e më herët", sepse ata e kanë shndërruar pasurinë e vendit në pasuri personale, të krimit, të anëtarëve të familjeve të tyre". rq/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR