• e premte, 27 dhjetor 2024

Berisha akuzoi se prapa sulmeve kibernetike, përveç hakerëve iranianë, janë të përzier edhe hakerë vendorë si dhe serbë dhe rusë

Berisha akuzoi se prapa sulmeve kibernetike, përveç hakerëve iranianë, janë të përzier edhe hakerë vendorë si dhe serbë dhe rusë
Tiranë, 23 shtator 2022 (MIA) - Lideri i krahut më të numërt të Partisë demokratike opozitare, Sali Berisha, në takimin e sotëm të rregullt javor m gazetarë akuzoi se prapa sulmeve kibernetike ndaj sistemeve digjitale qeveritare, përveç hakerëve iranianë, qëndrojnë edhe hakerë vendorë-qeveritarë, si dhe hakerë rusë dhe serbë.
"Dëshiroj t'i informoj shqiptarët se në operacionin për shkatërrim të infrastrukturës digjitale në Shqipëri, janë zbuluar gjurmë jo vetëm të hakerëve iranianë, por edhe të atyre rusë dhe serbë. Përderisa ndërkaq persona të brendshëm-qeveritarë "kanë intervenuar" në sistemin TIMS që të mbulohet lidhja e Edi Ramës dhe ministrave të tij me krimin", deklaroi Berisha, duke shtuar se atë e bazon në tre burime të sigurta.
Jam i sigurt se Kosova ka qenë e sulmuar nga sistemet e Shqipërisë.
"Mali i Zi dhe Maqedonia u sulmuan nga hakerë por nuk kam informata nëse kjo është bërë nga sistemet shqiptare, ndërsa për Kosovën është e saktë se është sulmuar nga sistemet shqiptare", akuzoi Berisha.
Si edhe dje, nga foltorja e Kuvendit, edhe sot bëri thirrje për grevë, kryengritje dhe padëgjueshmëri qytetare. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR