• e enjte, 26 dhjetor 2024

Berin Muhamed kryetar i ri i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme

Berin Muhamed kryetar i ri i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme

Shkup, 11 qershor 2023 (MIA) - Berin Muhamed, nxënës i vitit të dytë në gjimnazin “Zef Lush Marku” të Shkupit, është kryetar i ri i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai u zgjodh sot nga delegatët e Kongresit të Tretë të Unionit.

Kundërkandidate e tij ishte Iva Tërpeski, nxënëse në gjimnazin "Mirko Mileski" në Kërçovë, përgjegjëse për administrim në Këshillin Ekzekutiv të Unionit.  

Muhamedi ka një mandat dyvjeçar për të udhëhequr Unionin e Shkollës së Mesme. Ashtu si Tërpeski, edhe ajo deri tani ishte pjesë e Këshillit Ekzekutiv të Unionit dhe koordinatore e ambasadorëve të të rinjve. 

Lideri i ri i shkollave së mesme deklaroi se si një nxënës i shkollëssë mesme dhe aktivist rinor, do të punojë  në avancimin e përpjekjeve dhe punën e paraardhësit të tij, Lluka Paviçeviq, dhe liderëve të tjerë të shkollave të mesme deri më tani.

"Dua të mbështes punën e të rinjve, së dyti, do të jenë tekstet shkollore sepse nuk kemi mjaftueshëm tekste në shkollë, disa  mungojnë, disa janë të vjetra. Mendoj se është një ide e mirë që ato të jenë të shtypura, ndërsa të tjerat elektronike", tha Muhamedi. 

Ai i bëri thirrje kundërkandidates së tij Iva Tërpeski të jetë nënkryetare e parë e Unionit, ndërsa ajo në një deklaratë për media tha se zgjedhjet janë organizuar në mënyrë demokratike dhe se Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme, siç tha, është bashkuar plotësisht.

Lideri i deritaishëm, Lluka Paviçeviq, njoftoi se në Kongres kanë marrë pjesë më shumë delegatë nga territori i gjithë shtetit, duke mbuluar të gjitha rajonet statistikore. 

 

"Shumica e pjesëmarrësve morën pjesë fizikisht, ndërsa një pjesë që u penguan të vijnë morën pjesë dhe votuan onlajn. Kryetar i sapozgjedhur i Unionit të Nxënësve të Shkollve të Mesme është Berin Muhamed, i cili ka marrë 54 për qind të votave, ndërsa kundërkandidatja Iva Tërpeski ka marrë 46 për qind të votave. Të dy kandidatët janë aktivistë me përvojë në Union, sepse në periudhën e kaluar të dy kanë qenë anëtarë të Këshillit tonë Ekzekutiv", tha Paviçeviq. ar/

 Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR