• e shtunë, 23 nëntor 2024

Berboku bëri thirrje që Irani të izolohet që të parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm

Berboku bëri thirrje që Irani të izolohet që të parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm

 Kapri, 18 prill 2024 (MIA) - Shefja e diplomacisë gjermane, Analena Berbok, sot ka bërë thirrje për qëndrim më të ashpër ndaj Teheranit pas sulmit me dron dhe raketa ndaj Izraelit, në të njëjtën kohë duke bërë thirrje që të mos lejohet që konflikti të përhapet, transmeton DPA.

"Irani duhet të izolohet dhe në të njëjtën kohë nuk ka përshkallëzim të mëtejshëm", tha ajo në margjinat e takimit të ministrave të jashtëm të G7 në ishullin italian të Kaprit. 

"Sigurisht që duhet të ketë një përgjigje ndaj këtij incidenti të paprecedentë", por përshkallëzimi i mëtejshëm mund të jetë "fatal për njerëzit: në Izrael, në Bregun Perëndimor, në Liban, në të gjithë rajonin", shtoi Berboku.

 "Izraeli tregoi se mund të mbrohet së bashku me aleatët e tij dhe arriti një "fitore mbrojtëse", tha ministrja.

 Ndërkohë, homologu i saj italian Antonio Tajani, në emër të G7, e siguroi Izraelin për mbështetjen e tyre: "Ne jemi miq të Izraelit. Ne mbështesim Izraelin", tha ai.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR