Berbok: Nëse sot e ndalojmë naftën ruse, nesër nuk do të mund të lëvizim
- Post By Sara Ademi
- 19:42, 8 mars, 2022
Berlin, 8 mars 2022 (MIA) - Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë Analena Berbok e arsyetoi vendimin e Berlinit të mos e ndalojë importin e naftës ruse si urrejtje për pushtimin ndaj Ukrainës, duke thënë se kjo do ta shtyjë Gjermaninë në kaos, që do të ishte fitore, ndërsa jo humbje për Kremlinin.
"Nëse Gjermania do të besonte se ndalesa për import do t'i japë fund luftës do ta bëjë atë. Por nuk beson", tha ajo.
Gjermania është e varur nga Rusia për një të tretën e importit të naftës, që është varësi shumë më e madhe nga SHBA-ja, të cilat paraprakisht publikuar embargo për import të energjensave ruse.
"Nëse menjëherë do ta ndalonim, nesër në Gjermani nuk do të mund të lëvizim", tha ajo.
Berbok shtoi se punëtorët e rëndësishëm si mësimdhënësit ose infermieret nuk do të mund të vijnë në punë, ndërsa edhe energjia elektrike do të jetë problem.
SHBA-ja sot publikoi se vendosin embargo për import të naftës dhe gazit rus, ndërsa Britania e Madhe njoftoi se gradualisht do ta heq importin e energjensave ruse deri në fund të vitit 2022, që plotësisht do ta rrisë presionin ndaj Moskës për shkak të pushtimit ndaj Ukrainës. sa/