• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Berbok: Berlini është për heqjen e unanimitetit në BE, por derisa kjo të mos ndodhë, Shkupi duhet t'i respektojë kompromiset

Berbok: Berlini është për heqjen e unanimitetit në BE, por derisa kjo të mos ndodhë, Shkupi duhet t'i respektojë kompromiset

Berlin, 15 tetor 2024 (MIA) - Shefja e diplomacisë gjermane, Analena Berbok pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski në Berlin, deklaroi ajo angazhohet për heqje të unanimitetit në BE, por derisa kjo të mos ndodhë, Maqedonia e Veriut duhet t'i respektojë kompromiset, transmeton Dojçe Vele.

"Futja e pakicës bullgare në Kushtetutën tuaj është hapi i fundit për hapje të klasterit të parë negociues me BE-në", porositi Berbok pas takimit me kolegun e Maqedonisë së Veriut, TImço Mucunski në Berlin. Takimi vjen një ditë pas samitit të Procesit të Berlinit që u mbajt në kryeqytetin gjerman, në të cilin liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor u dakorduan për disa marrëveshje të cilat duhet ta përmirësojnë bashkëpunimin në pjesën e ekonomisë dhe arsimit.

Në konferencën për shtyp pas tkaimit me Mucunskin, Berbok foli për ndryshimet kushtetuese si hap kyç drejt fillimit të negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në, edhe pse edhe vetë potencoi se angazhohet për heqje të parimit të unanimitetit në BE, posaçërisht në pjesën e zgjerimit.

Ajo shpreson se mund të ndodhë përparim në atë plan pas zgjedhjeve parlamentare në Bullgari në fund të muajit.

"E dimë sa është vështirë të bëhen ndryshimet kushtetuese në demokracitë dhe atë e kërkova edhe gjatë vizitës time të fundit në Maqedoni të Veriut. Por, atëherë në rrjedhë ishte fushata zgjehdore dhe kuptova se atëherë ai hap nuk ishte i mundur. Tani ka zgjedhje në Bullgari, dhe më pas ekziston mundësia e cila bashkarisht duhet të shfrytëzohet", tha Berbok.

Në atë kontekst, ministrja gjermane tha se më me rëndësi është lidershipi.

"Shpesh në politikë nënvlerësohet se sa i rëndësishëm është lidershipi. Hapat e rëndësishëm, mes tyre edhe proceset integruese, çdoherë kanë pasur sukses kur përgjegjësit politik patën guxim edhe krahas atmosferës negative shoqërore ta bëjnë më të mirën për vendin e tyre. Ne, si Gjermani, dëshirojmë të ndihmojmë që kjo të ndodhë edhe në çështjen e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë", tha Berbok.

Sipas saj, në rastin e Maqedonisë së Veriut nuk bëhet fjalë për padrejtësi, por për respektim të rregullave të BE-së.

"Rregullat në BE janë të tilla, vendoset unanimisht, dhe këtu nuk bëhet fjalë për ndonjë padrejtësi. Ne nuk dakordohemi me partnerët tanë evropianë për gjithçka, por rregullat janë të tilla. Gjithnjë derisa ato rregulla nuk ndryshojnë, për çka unë personalisht angazhohem, ato duhet të respektohen", theksoi Berbok, duke shtuar edhe njëherë se pa u bërë hapi u fundit, rruga drejt BE-së nuk mund të vazhdojë. ab/

Foto: FB Mucunski

 

QËNDRONI TË LIDHUR