• e diel, 24 nëntor 2024

Beogradi ka filluar me përpunimin e dokumentacionit hapësinor - teknik për ndërlidhjen me gaz Serbi - Maqedoni e Veriut

Beogradi ka filluar me përpunimin e dokumentacionit hapësinor - teknik për ndërlidhjen me gaz Serbi - Maqedoni e Veriut

Beograd, 19 prill 2023 (MIA) - Paralelisht me ndërtimin e ndërlidhjes me gaz Serbi-Bullgari, autoritetet serbe kanë filluar me ndërtimin e dokumentacionit hapësinor-teknik për ndërtimin e ndërlidhjes me gaz mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Ministrja për Miniera dhe Energjetikë, Dubravka Gjedoviq duke i vizituar punët e ndërlidhjes me gaz Serbi-Bullgari, thesoi se ndërtimi i ndërlidhjes me gaz është me rëndësi strategjike për sektorin energjetik të Serbisë.

"Ndërtimi i interkoneksionit me gaz Serbi - Bullgari ka rëndësi rajonale dhe për këtë kemi mbështetje të fuqishme financiare nga BE-ja për këtë projekt. Paralelisht me realizimin e këtij projekti, kemi filluar me ndërtimin e dokumentacionit hapësinor - teknik edhe për një projekt tjetër të rëndësishëm për diversifikimin ne gazit të Serbisë, e ai është ndërtimi i ndërlidhjes me gaz mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.   

Ky projekt theksohet vazhdimisht si i rëndësishëm për diversifikimin e furnizimit me gaz për Serbinë, ndërsa që në nëntor të vitit 2021 ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ministrja e atëhershme për Miniera dhe Energjetikë, Zorana Mihajlloviq kanë arritur marrëveshje për formimin e grupit punues për ndërtimin e ndërlidhjes me gaz mes dy vendeve, e cila do të drejtohet nga përfaqësues të ministrive përkatëse.

Me ndërtimin e ndërlidhjes me gaz me Maqedoninë e Veriut, Serbia mund të ndërlidhet me Korridorin jugor të gazit

Gjatë vizitës së kryeministrit Kovaçevski në Beograd më 31 mars, u nënshkrua Memorandumi për bashkëpunim në fushën e minierave dhe energjetikës, me të cilin inkurajohen dhe mbështeten investimet e përbashkëta nga të dy vendet, veçanërisht për ndërtimin e kapaciteteve për shfrytëzimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, prodhimin e energjisë dhe ndërlidhjen e sistemeve të gazit dhe energjisë elektrike në Maqedoni të Veriut dhe Serbi.

Регионалната соработка е единствениот начин да се преброди која било криза и да се изгради енергетска независност. Ова е можност да се искористат ресурсите од зелената енергија со кои распола

"Dëshiroj të theksoj se kemi diskutuar dhe praktikisht tashmë është rënë dakord që edhe Serbia t'i bashkohet gazsjellësit që do të ndërtohet nga Greqia në Maqedoninë e Veriut. Ne gjatë javës së kaluar, me Ministrinë e Ekonomisë, me kompanitë nga vendi ynë përgjegjëse për energjetikë tashmë kemi vendosur se kapaciteti i këtij gazësjellësi do të jetë në nivelin maksimal, duke pasur parasysh se duam të sigurojmë kapacitet që Serbia të mund menjëherë të lidhet me një ndërlidhës të këtij gazsjellësi të rëndësishëm. Kjo do të sigurojë një tjetër burim furnizimi me për Serbinë, kjo do të thotë qasje në gaz nga terminalet LNG në Vituza dhe Aleksandropoli, si dhe deri në tubacionet ekzistuese TAB dhe TAN", tha Kovaçevski.

Në kuadër të Planit ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor të miratuar nga Komisioni Evropian për të inkurajuar rimëkëmbjen afatgjatë ekonomike të rajonit dhe harmonizimin e ekonomive rajonale me ekonominë e BE-së, me vlerë 9 miliardë euro, u theksuan 10 investime kryesore në fushat kryesore për zhvillimin ekonomik. 

Disa nisma i referohen konkretisht Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa në nismën 5- Tranzicioni nga qymyri, janë të përfshira ndërtimi i interkonjeksionit të gazit Maqedonia e Veriut - Serbia dhe fillimi i ndërtimit të interkonjeksionit Maqedonia e Veriut - Kosovë, si dhe përfundimin e Korridorit transballkanik për transmetimin e energjisë elektrike në Serbi në kuadër të interkonjeksionit ndërmjet Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës. ls/mb/

Foto: MIA arkiva

QËNDRONI TË LIDHUR