• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Benzinat shtrenjtohen për një denar, dizeli për dy denarë për litër

Benzinat shtrenjtohen për një denar, dizeli për dy denarë për litër

Shkup, 31 korrik 2023 (MIA) - Benzinat nga sonte në mesnatë do të rriten për një denar për litër, ndërsa çmimi i dizelit do të rritet për dy denarë, ka vendosur sot Komisioni Rregullator Energjetik dhe Shërbime të Ujit (KRRE). Me vendimin rriten mesatarisht për 2.12 për qind çmimet me pakicë të derivateve të naftës.

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS - 95 do të jetë 85,5 denarë për litër, EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 87,5 denarë, EURODIZEL BS (D-E V) për 76,5 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL -1) për 75,5 denarë për litër. Me vendimin e KRRE për 1.204 denarë për kilogram do të rritet çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS dhe do të arrijë në 43.542 denarë.

Nga KRRE theksojnë se çmimet referencë të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatare prej 1,79 për qind për benzinën, tek dizeli 3,634 për qind, 3,668 për qind për vajin ekstra të lehtë dhe 3,143 për qind për mazutin. Kursi i denarit në raport me dollarin, nga ana tjetër, sipas të cilit çmimet u formuan me përllogaritjen e mëparshme është më i lartë për 0,422 për qind.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR