• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Benzinat lirohen për dy denarë

Benzinat lirohen për dy denarë

Shkup, 23 gusht 2024 (MIA) – Benzinat prej sonte në mesnatë do të lirohen për dy denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime Ujore dhe Shërbime për Menaxhim me Mbeturina Komunale (KRRE). Me vendimin bëhet ulje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 2,12  për qind.

Çmimi i ri i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS – 95 do të jetë 77,5 denarë për një litër EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 79,5 EUROZIDEL BS (DEV) për 69,5, ndërsa Vaji ekstra i lehtë (EL-1) për 69 denarë për një litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 NS nuk ndryshohet dhe mbetet 46,295 denarë për kilogram.

Nga KRRE theksojnë se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen paraprake shënojnë ulje te benzinat në mesatare për 4,611për qind, te dizeli për 3,788, te vaji ekstra i lehtë për 4,448 dhe te mazuti për 1,779 për qind. Kursi i denarit në krahasim me dollarin në krahasim me llogaritjen paraprake është më i ulët për  0,807 për qind. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR