• e premte, 08 nëntor 2024

Benzinat dhe karburantet dizel shtrenjtohen për 1,5 denarë

Benzinat dhe karburantet dizel shtrenjtohen për 1,5 denarë

Shkup, 29 janar 2024 (MIA) - Benzinat dhe karburantet dizel prej sonte në mesnatë shtrejtohen për 1,5 denarë për një litër, ndërsa për aq do të shtrejtohet edhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime Ujore dhe Shërbime për Menaxhim me Mbeturina Komunale (KRRE). 

Çmimi i ri i shitjes ma pakicë i EUROSUPER BS 95 është 79,50 denarë për një litër, EUROSUPER BS - do të shitet për 81,50, EURODIZEL BS (D-E V) për 76,50, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për djegie El-1 për 76 denarë për një litër. Me vendimin e KRRE-së çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 NS ulet për 0,293 den/kg dhe tani do të jetë 41,439 denarë për një kilogram.

Nga KRRE theksojnë se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me përllogaritjen paraprake shënojnë rritje në mesatare: te benzinat për 4,226 për qind, te dizeli për 3,056 për qind, te vaji ekstra i lehtë për 2,590 për qind dhe te mazuti ulja është për 1,212 për qind. 

Kursi i denarit në raport me dollarin gjatë periudhës së kaluar sipas të cilit ishin formuar çmimet me përllogaritjen paraprake është më i lartë për 0,248  për qind. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR