• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Benzinat dhe dizeli nga sonte shtrenjtohen për një denarë e gjysmë

Benzinat dhe dizeli nga sonte shtrenjtohen për një denarë e gjysmë

Shkup, 22 janar 2024 (MIA) - Derivatet e benzinës dhe dizelit nga sonte në mesnatë do të rriten për një denarë e gjysmë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të rritet për një denar, ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të ujit dhe shërbime për menaxhim të mbeturinave komunale (KRRE).

Shtija e re me pakicë çmimi i EUROSUPER BS - 95 është 78 denarë për litër, EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 80, EURODIZEL BS (D-E V) për 78, ndërsa vaji Ekstra i lehtë për djegie EL-1) për 74.50 denarë për litër. Me vendim të KRRE-së çmimet për shitje me pakicë të mazutit M-1 NS do të jetë 41.732 denarë.

Nga KRRE theksojnë se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjet e mëparshme tregojnë një rritje mesatare: tek benzina për 2.733 për qind, tek dizeli për 3.253 për qind, tek vaji ekstra i lehtë për 2.343 për qind dhe tek mazuti ulja është për 1.289 për qind.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar pas së cilës ishin përcaktuar çmimet me llogaritjen e mëparshme, potencojnë nga KRRE, është më i lartë për 0.551 për qind. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR