• e enjte, 18 korrik 2024

Benzina EUROSUPER BS - 98 shtrenjtohet për dy denarë

Benzina EUROSUPER BS - 98 shtrenjtohet për dy denarë

Shkup, 15 shtator 2023 (MIA) - Benzina EUROSUPER BS - 98 prej mbrëmë në mesnatë shtrenjtohet për dy denarë për një litër, ndërsa çmimet e derivateve tjera mbeten të njëjta, vendosi sot Komisoni rregullator për energjetikë dhe shërbime ujore (KRRE). Me vendimin bëhet rritja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,44 për qind.

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS - 98 do të jetë 92,5 denarë për një litër. EUROSUPER BS - 95 edhe më tej do të shitet për 90 denarë për një litër, EURODIZEL BS (D-E V) për 86, Esktra vaji i lehtë për djegie (EL-1) për 85 denarë për një litër, ndërsa Mazuti M-1 NS për 47,304 denarë për një kilogram.

Nga KRRE potencojnë se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen paraprake shënojnë rritje tek benzinat mesatarisht për 1,06 për qind, tek dizeli për 1,541, te kvaji ekstra i lehtë për 1,405 dhe tek mazuti për 0,656 për qind. Kursi i denarit në krahasim me dollarin, megjithatë është më i lartë për 0,023 për qind. bsh/

Fot: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR