• e diel, 06 tetor 2024

Benkuoç: Rritet ndotja nga qymyri në Ballkanin Perëndimor

Benkuoç: Rritet ndotja nga qymyri në Ballkanin Perëndimor

Bruksel, 18 shtator 2024 (MIA) - Në vitin 2023 në vendet e Ballkanit Perëndimor është shënuar rritje e ndotjes me qymyr në vendet, si rezultat i vendimeve të autoriteteve për vazhdimin e funksionimit të termocentraleve të vjetruara me qymyr, thuhet në raportin e fundit të rrjetit të organizatave joqeveritare ekologjike Benkuoç.

Si rrjedhojë, sipas rrjetit, është rritur ndotja me dioksid të squfurit, ndërsa mbi nivelin e lejuar edhe emetimet e pluhurit dhe oksidit të azotit.

"Vitin e kaluar, gjashtë vjet pas hyrjes në fuqi të Rregullave të kontrollit të ndotjes të përcaktuara me Marrëveshjen e komunitetit energjetik, emetimet e dioksidit të squfurit nga termocentralet e qymyrit në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi së bashku kanë qenë 5.7 herë më të larta se niveli i lejuar. Kjo paraqet hap prapa në krahasim me vitin 2022, kur ato ishin 5.6 herë më të larta se sa lejohej", thuhet në dokument.

Sipas organizatës, rekordi absolut për sa i përket emetimeve të dioksidit të squfurit në rajon është termocentrali "Ugleviq" në Bosnje e Hercegovinë. Operatori i termocentralit "Elektroekonomia e Republika Srpska" mori një kredi nga një Agjenci japoneze për bashkëpunim ndërkombëtar prej 85 milionë euro për ndërtimin e njësisë së desulfurizimit në "Ugleviq", ku nga kompania tani pranojnë se nuk punon për shkak të disa problemeve teknike, por edhe për shkak të asaj se përbën një “ngarkesë ekonomike”.

Ndotësi i dytë është termocentrali “Kostolac B” në Serbi i cili ndonëse që nga viti 2021 ka shënuar ulje të emetimeve të dioksidit të squfurit, sërish ato kanë qenë në nivelin 5.8 herë më të lartë se sa ishte lejuar vitin e kaluar. Për ndërtimin e një reparti të desulfurizimit në “Kostolac B" është marrë kredi nga Banka kineze e eksporteve, por nuk përdoret plotësisht.

Блок 3 на РЕК Битола е ставен во функција, а од вчера попладне во 17:35 часот е синхронизиран со македонскиот електроенергетски систем и испорачува електрична енергија.

Benkuoç në raport poashtu thekson se emetimet e pluhurit nga impiantet e qymyrit në rajon në vitin 2023 kanë qenë 1.75 herë më të larta se niveli i lejuar dhe oksidet e azotit kanë qenë 1.3 herë më të larta.

Sipas Planeve kombëtare të reduktimit të emetimeve (NERP) të vendeve të rajonit, termocentralet e vjetruara me qymyr duhej të mbylleshin deri në fund të vitit të kaluar, por Bosnje e Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi nuk respektuan detyrimet dhe ato impiante janë ende në funksion, thuhet në dokument.

Benkuoç është një rrjet global i 17 OJQ-ve ekologjike nga Evropa Qendrore dhe Lindore me seli në Pragë.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR