• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bendevska: Përkatësia kombëtare, veçoritë personale dhe statusi shoqëror janë arsyet më të shpeshta për diskriminim në vitin 2022

Bendevska: Përkatësia kombëtare,  veçoritë personale dhe statusi shoqëror janë arsyet më të shpeshta për diskriminim në vitin 2022

Shkup, 28 shkurt 2023 (MIA) - Në 20 vitet e fundit, Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi (KPMD) ka përpunuar gjithsej 470 lëndë. Në vitin 2022 kemi punuar në 255 lëndë dhe për dallim nga hulimtimi e QMN-së, sipas të cilit qytetarët janë të bindur se forma më e shpeshtë e diskriminimit bazohet në bindjet politike, statusin shoqëror dhe përkatësinë kombëtare apo etnike, analiza e të dhënave tona statistikore tregon se megjithatë se baza më të shpeshta diskriminuese për vitin 2022 janë përkatësia kombëtare dhe etnike, veçoritë personale dhe statusi  shoqëror, tha anëtarja e KPMD-së, Vesna Bendevska.

Sipas Bendevskës, ekziston mundësia se pas kësaj të fshihet bindja politike, sepse qytetarët që parashtrojnë  parashtresë, më shpesh nuk duan të pranojnë se ndihen të diskriminuar në aspektin e bindjeve të tyre politike.

"Fushat në të cilat më së shpeshti ndodhin aktivitete diskriminuese janë puna dhe marrëdhëniet e punës dhe besoj se ndonjë hulumtim më i saktë do të tregojë se - po, bindja politike edhe  si ai ndikon në qasjen e barabartë në punësim, avancim dhe ndërtim të karrierës në shoqërinë tonë", tha Bendevska gjatë konferencës së sotme "A është Republika e Maqedonisë së Veriut një vend i drejtë? Si institucionet së bashku e avancojnë luftën kundër diskriminimit?".

Ajo informoi se sivjet kanë pasur një numër të madh të parashtresave që kanë të bëjnë me të folurit  shqetësues në bazë të përkatësisë kombëtare dhe etnike, më shpesh të promovuara në rrjetet rrjetet sociale, më saktë 47 për qind të parashtresave, ku parashtrues më të shpeshtë janë shoqatat e qytetarëve.

Megjithatë, Bendevska paralajmëroi  se gjatë muajit mars Komisioni në mënyrë shumë precize dhe qartë do t'i saktësojë rezultatet, gjegjësisht raportin vjetor për punën e saj në vitin 2022. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR