• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bendevska: Negociatat mes ZNAM dhe VMRO-DPMNE janë në fazën përfundimtare

Bendevska: Negociatat mes ZNAM dhe VMRO-DPMNE janë në fazën përfundimtare

 Shkup, 27 maj 2024 (MIA) - Negociatat e ZNAM me VMRO-DPMNE, si parti e cila fitoi më së shumti mandate në zgjedhjet parlamentare janë në fazën përfundimtare, thotë Vesna Bendevska nga Lëvizja ZNAM për Maqedoninë Tonë.

Bendevska, e cila është pjesë e ekipit negociator të ZNAM-it për koalicion me VMRO-DPMNE-në, sonte në TV Sittel tha se për resorët  që do t'i marrin po bisedohet në bazë të platformës, përcaktimeve strategjike dhe parimeve politike. 

"Në këtë mënyrë shumë seriozisht  jemi qasur në këto negociata. Negociatat zyrtarisht i filluam të shtunën, e informuam publikun sepse premtuam se do të raportojmë në mënyrë transparente për procesin e negociatave, por në një periudhë të shkurtër kushtimisht të them tashmë mund të themi se para seancës së nesërme konstituive parlamentare, negociatat. mes Lëvizjes ZNAM për Maqedoninë Tonë dhe VMRO-DPMNE-së janë në fazën përfundimtare", tha Bendevska.

 Në komentin për raportimet në media se ZNAM do t'i marrë resorët  administratë dhe drejtësi, Bendevska tha se nuk është biseduar konkretisht për resorët, por, siç tha, për kontributin e platformës dhe parimeve politike mbi të cilat bazohet Lëvizja ZNAM dhe mundësia që ata të hyjnë dhe të bëhen pjesë e programit të ardhshëm të qeverisë.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR