• e enjte, 18 korrik 2024

Bekteshi-Pajat: Mbështetje e fortë nga SHBA-ja për tranzicionin energjetik të Maqedonisë së Veriut

Bekteshi-Pajat: Mbështetje e fortë nga SHBA-ja për tranzicionin energjetik të Maqedonisë së Veriut

Shkup, 14 korrik 2023 (MIA) - Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Uashington, ka zhvilluar një takim dypalësh me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Energjinë, Xhefri Pajat. 

Siç informon Ministria e Ekonomisë, në takim me fokus projektet energjetike dhe lidhjen energjetike të rajonit mori pjesë edhe drejtori i NOMA Gas, Bajram Rexhepi.

Ministri Bekteshi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e përgjithshme që Maqedonia e Veriut merr nga Shtetet e Bashkuara në vazhdimësi, para së gjithash në fushën e rritjes së pavarësisë energjetike të vendit dhe diversifikimit të burimeve të furnizimit me energji.

Bekteshi, siç bëhet e ditur, e informoi Pajatin për përpjekjet e Qeverisë për uljen e varësisë nga gazi rus, ku me mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së vitin e kaluar shteti arriti të sigurojë kapacitete shtesë në të vetmin gazsjellës që kemi me Bullgarinë.

Sa i përket interkonjektorit të gazit me Greqinë, ministri Bekteshi dhe drejtori Rexhepi e njoftuan ndihmës sekretarin shtetëror Payat se janë duke përfunduar të gjitha përgatitjet dhe procedurat për ndërtimin e këtij interkonektori, për të cilin pritet që tenderi për përzgjedhjen e kontraktorit të ndërtimit të bëhet në një periudhë të shkurtër kohore. 

Ministri informoi edhe për investimet në burimet e ripërtëritshme të energjisë nga investitorët vendor dhe të huaj në vend, për të cilat ka interesim të madh dhe tha se Maqedonia e Veriut është fuqishëm e përkushtuar për rritjen e prodhimit të energjisë së gjelbër.

"Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord që Qeveria të vazhdojë fuqishëm me tranzicionin energjetik që ka filluar, si dhe me investimet për lidhjen rajonale energjetike", qëndron në kumtesë. fc/

Fotografia: Ministria e Ekonomisë

QËNDRONI TË LIDHUR