Bekteshi: Zhvillimi në BE ndërtohet mbi konkurrencën dhe mundësitë e barabarta për të gjithë
- Në tribunën me temë “BE-ja për ekonominë e Maqedonisë së Veriut”, me të cilën sonte në Shkup filloi fushata “Ne jemi Evropa”, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi u përqëndrua në përfitimet nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian, të cilin ai e quajti "mrekulli ekonomike".
- Post By Qefsere Abduli
- 20:43, 30 gusht, 2023
Shkup, 30 gusht 2023 (MIA) - Në tribunën me temë “BE-ja për ekonominë e Maqedonisë së Veriut”, me të cilën sonte në Shkup filloi fushata “Ne jemi Evropa”, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi u përqëndrua në përfitimet nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian, të cilin ai e quajti "mrekulli ekonomike".
Kjo mrekulli ekonomike, siç tha ai, nuk lejon që 10 apo 20 individë të mbajnë ekonominë e një vendi për 10, 20, as 40 vite. Individë të tillë, tha ai, ka në Rusi dhe vende të tjera lindore, si dhe në vendin tonë deri në vitin 2017 përpara se të ndryshojë pushteti.
Të rinjtë po largohen nga vendi, sepse me idetë e tyre, theksoi Bekteshi, nuk mund të jenë konkurrues me 10 deri në 15 oligarkët vendas, që kanë mbetur të pandryshuar që nga viti 1991 deri sot dhe që 30 vjet secili prej tyre mbulon më shumë se 90 për qind të tregut në ndonjë sektor.
Kjo i kthen të rinjtë, ata hasin në pamundësi që të realizojnë vizionet dhe idetë e tyre dhe largohen nga vendi. Por Bashkimi Evropian, tha ministri, ka mekanizma dhe reforma që janë antimonopole.
"Politikat e BE-së japin të njejtën mundësi, pa dallim për kë bëhet fjalë. Në BE zhvillimi ndërtohet vetëm me konkurrencë dhe me mundësi të barabarta për të gjithë, nuk ka diskriminim ndaj asnjë qytetari. Kjo është mënyra për të mbajtur të rinjtë", tha Bekteshi.
Bllagica Petrevska nga "Finance Think" tha se aspektet ekonomike mund të përmirësohen me anëtarësimin në BE dhe se do të parandalohet emigrimi i të rinjve nëse ata kanë siguri dhe stabilitet. qa/bsh/
Foto: MIA