• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bekteshi: Tarifa e lirë e energjisë elektrike kthehet nga 1 dhjetori

Bekteshi: Tarifa e lirë e energjisë elektrike kthehet nga 1 dhjetori

Shkup, 27 qershor 2023 (MIA) - Nga 1 dhjetori e kthejmë tarifën e lirë për energjinë elektrike, ka shkruar ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në profilin e tij në Fejsbuk, pasi Komisioni Rregullator për Energjetikë publikoi vendim për tarifën ditore dhe çmimin e ri të energjisë elektrike.

Nga Ministria e Ekonomisë e përcjellin postimin e Bekteshit dhe potencojnë se nuk ka rritje të çmimit të energjisë elektrike. 

"Siç njoftoi sot Komisioni Rregullator, çmimi total i energjisë elektrike nga 1 korriku në bllokun e parë do të ketë zbritje me 7.04 për qind. Çmimi total i energjisë elektrike në bllokun e dytë do të ketë zbrijte me 4.09 për qind. Çmimi i energjisë elektrike në bllokun e tretë rritet me 2.54 për qind dhe në bllokun e katërt me 2.42 për qind. Çmimet e energjisë elektrike në tarifën e lirë mbeten pothuajse identike".

Tarifa e lirë e energjisë elektrike do të vlejë nga 1 dhjetori nga ora 13:00 deri në orën 15:00, ndërsa çmimi i ri i energjisë elektrike nga 1 korriku i këtij viti.

QËNDRONI TË LIDHUR